web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të merrnin peng një 49-vjeçar/ Arrestohen 4 persona të armatosur në Sarandë

2024-01-05 11:50:00, Aktualitet CNA

Tentuan të merrnin peng një 49-vjeçar/ Arrestohen 4 persona

Katër persona të cilët tentuan të merrnin peng një 49-vjeçar në Sarandë kanë rënë në prangat e policisë.

Personat që kanë rënë në prangat e policisë janë shtetasit J.B e S.B, Gj.P dhe A.T.

Ditën e djeshme, në rrugën “Skënderbeu”, në lagjen nr.1, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë ndaluar automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjerë shtetasit Juljan Brinja, 28 vjec nga Borshi, dhe S. B. (vëllezër) dhe Gj. P.

Gjatë kontrollit në automjet, në vendin e pasagjerit ku qëndronte shtetasi Juljan Brinja, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe lidhëse plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit Juljan Brinja, 28 vjeç, S. B., 27 vjeç, A. T., 20 vjeç dhe Gj. P., 29 vjeç, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga