web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Scandal denounced by CNA.al for Nuredin Dumani's sister / Foreign Ministry justified

2022-06-19 15:27:00, Aktualitet CNA

Scandal denounced by CNA.al for Nuredin Dumani's sister / Foreign Ministry

CNA.al denounced yesterday the scandal of the Ministry of Foreign Affairs, which has provided the sister of the paid killer, Xhuljana Dumani, with a security certificate.

The Ministry of Foreign Affairs reacted through a press statement, where it justified this scandal by saying that Nuredin Dumani's sister has been selected to perform a three-month internship at this institution.

"Yesterday, a number of media outlets published reports on the employment in the Ministry of Foreign Affairs and the provision of security certificates to the sister of the penitent of justice Nuredin Dumani, Mrs. Xh. D.

Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:

Znj. Xh.D, është përzgjedhue për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombetar i Praktikave të Punes, te Ministrise se Arsimit, në zbatim te VKM nr. 395, datë 29.04.2015, ‘’Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike’’ e ndryshuar.)", njofton ministria. 

Më tej, në reagimin e saj, Minisrtia e Jashtme vijon të justifikohet, duke thënë se motra e vrasësit me pagesë ka marrë dëshmi penaliteti ku ka rezultuar e pastër dhe më pas për të është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK.

Xhuljana Dumani sipas ministrisë ka lidhur me këtë institucion kontratë 1 vjeçare. 

"Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.

Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga