web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

How Top Channel got involved in a bunch of fines, according to Edi Rama

2022-07-20 17:46:00, Aktualitet CNA
How Top Channel got involved in a bunch of fines, according to Edi Rama
Photomontage - Vjollca Hoxha and the Top Channel logo

Two weeks ago, CNA.al denounced the scandal of Top Channel's attack on businessman Arben Reli for the interests of Vjollca Hoxha.

Through "Fiks Fare" and "Shqip" newspaper, Vjollca attacked the businessman Reli, not sparing slander and fraud. "Fiks Fare" publicly deceived about the businessman Arben Reli, whom he said is a person convicted by the court, using the identity of another person.

CNA.al zbuloi këtë skandal dhe sulm të vazhduar ndaj biznesmenit për shkak të një konflikti pronësie që Shpresim Bajraktari, i përfolur si i dashuri i Vjollca Hoxhës, ka me persona të tjerë.

Top Channel tentoi t’i vërë hapur një gjobë biznesmenit, i cili e ka kallëzuar për shpifje dhe fyerje këtë televizion për mastrimin publik.

Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama zbuloi një tjetër mashtrim të televizionit kombëtar dhe e quajti bandë gjobaxhie.

Kjo ndodhi pasi Top Channel publikoi një lajm për sulmin kibernetik pa cituar asnjë burim, ku thonte se hakerat kanë shkatërruar të dhënat e shtetit shqiptar dhe kërkojnë 30 milionë euro shpërblim në Bitcoin.

Rama e përgënjeshtroi këtë lajm dhe e cilësoi televizionin si një media që shpif dhe përhap panik

“Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike TCH të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Sipas kreut të qeverisë, Top Channel është një bandë dixhitale gjobaxhie, që për interesa vetjake krijon lajme të rreme.

“Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, në ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba”, theksoi Rama ndër të tjera.

Kështu, kryeministri vuri në pah katandisjen e Top Channel nga një televizion prestigjoz, në një televizion që përhap panik e thotë të pavërteta./ CNA.al

 




Lajmet e fundit nga