
Mirel Mërtiri, është shpallur në kërkim për aferën me inceneratorin e Elbasanit.
Mërtiri është njeriu që mediat e kanë cilësuar si ?trurin? e aferës së inceneratorëve, apo ?njeriun hije? pas skemës së inceneratorëve.
Për Mërtirin, CNA.al ka raportuar shpesh. Ka shkruar për përpjekjet e tij për të mos lënë gjurmë në aferën e inceneratorëve, por që për Mërtirin ka qenë e vështirë të mos lërë asnjë shenjë.
Më 27 shtator, më shumë se 6 javë më parë raportoi se Mirel Mërtiri vazhdonte të ishte i qetë, duke lëvizur lirshëm nëpër Tiranë, Europë, ndërkohë që kjo rrezikonte hetimet.
Ndonëse se është cilësuar ?truri? i inceneratorëve, SPAK nuk kishte lëshuar urdhër-arrest deri një javë më parë.
CNA.al ka mësuar se SPAK kërkoi arrestin e Mirelit në datën 10 nëntor dhe pavarësisht kësaj ai iku. Mirel Mërtiri është kërkuar gjashtë ditë më parë nga policia tek apartamenti i tij në godinën ?Ambassador 3?, në qendër të kryeqytetit dhe nuk është gjetur. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë vendit dhe është larguar.
Pra, pavarësisht se SPAK ka konfirmuar lidhjen e Mërtirit me inceneratorët, ai ende nuk është futur në burg. Dhe mediat nuk e raportojnë.

SPAK nuk e jep emrin e Mirelit si person në kërkim, mediat e fshehin. Kjo na bën të ngrejmë disa pyetje. Kush po kërkon ta zhdukë Mirelin nga kjo histori, apo ta mbrojë? Është mbrojtur vetë? Apo e mbron politika? Prokurorët e SPAK-ut? Gjykatat?
Fakt është që Mirel Mërtiri, nuk është person anonim, pavarësisht se emri i tij nuk del drejtpërdrejt në skemë. Ai rezulton si administrator i kompanisë ?ER One?, ku 40% të aksioneve i ka Stela Gugallja, bashkëjetuesja dhe nëna e fëmijëve të tij dhe 60% shtetasi italian Ernesto Granelli. Ky i fundit ka pasur 30% të aksioneve të kompanisë ?Integrated Technology Waste Treatment Fier?, pra të inceneratorit të Fierit, që më pas i ka shitur.
Mirel Mërtiri është njeriu që shfaqet në foto me Klodian Zoton dhe Giuseppe Ciaffaglionen, që tashmë është në kërkim për megaaferën, por që disa kohë më parë reklamonte se sa i mirë ishte inceneratori i Tiranës.

Mërtiri gjithashtu ka dalë edhe në emailet e ish-deputetit Alqi Bllako që janë në duart e SPAK. Konkretisht, Alqi Bllako si sekretar i ministries së mjedisit, i ka dërguar vendimin e Bashkisë së Elbasanit për shpalljen e emergjencës mjedisore Mirel Mërtirit, ndërsa ky i fundit ia ka dërguar Klodian Zotos.
Sipas gazetares Klodiana Lala, në kompjuterin e Bllakos janë gjetur komunikime të vazhdueshme me Mirelin dhe Zoton.

Por pavarësisht të gjitha këtyre, edhe pse është fotografuar krah ministrave të qeverisë, edhe pse qëndron krah Klodian Zotos, krah Stela Gugalljas, Mirel Mërtiri nuk është kapur, është akoma diku jashtë dhe SPAK ende nuk e artikulon emrin e tij si një person në kërkim./ CNA.al
Deputy Dashnor Sula spoke in the Assembly about the "P...
Philosopher and political scientist, Lea Ypi, has spok...
Philosopher Lea Ypi has revealed that her life as an i...
Gazetarja e BIRN, Sandra Bogdani ka hedhur dritë mbi prapa...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, re...
The head of the DP, Sali Berisha, has expressed his su...
Kryeministri Edi rama i është përgjigjur sërish opozitës l...
Ditën e sotme qytetarët e Divjakës kanë zhvilluar një prot...
Journalist Klodiana Lala revealed details from the investi...
A fight started in the premises of a gymnasium in Dibë...
Rëndohet pozita e ish deputetit Alqi Bllako tashmë i pande...
Gjykata ka vendosur për ekstradimin e shtetasin Faruk Özer...
The Freedom Party has denounced the violation of the law o...
“Ky takim në kohë lufte kur bien bomba dhe godasin dikë di...
Një pyetje që e shtrojmë që në titull, më poshtë do të...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës pë...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar nga debate të shumt...
Mbrojtja e ish-deputetit Alqi Bllako, është paraqitur këtë...
PD MP Gazment Bardhi has been expelled from the Assembly f...
Monika Kryemadhi again commented today on the SPAK arrests...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
The housing crisis in Spain is reaching alarming levels, w...
The US military has carried out airstrikes in Iran in resp...
Artificial intelligence is rapidly transforming the health...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...