web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhvati 360 mijë njerëz me kompaninë e kriptovalutave/ Gjykata vendos ekstradimin e Faruk Özer drej Turqisë

2022-11-17 13:24:00, Aktualitet CNA

Zhvati 360 mijë njerëz me kompaninë e kriptovalutave/ Gjykata

Gjykata ka vendosur për ekstradimin e shtetasin Faruk Özer drej Turqisë. Ai akuzohet për mashtrin dhe zhvatje parash, të cilat i mori përmes kompanisë së tij të kriptomonedhave.

Kujtojmë se Faruk Özer u arrestua më 30 gusht të vitit të shkuar. Ai u kap në një resort në Palasë, teksa po bëntë disa kohë që fshihej në Shqipëri.

Ai u arratis nga Turqia me 2 miliardë dollarët që ua kishte marrë dhjetra qytetarëve turq, të cilët kishin investuar në kriptomonedhën turke “Thodex”. Ai kishte mashtruat 360 mijë njerëz, të cilët kishin investuar paratë e tyre në kompaninë e tij.

Özer ishte futuar në Shqipëri nga pika kufitare e Rinasit, në datën 20 prill të vitit të shkuar, ku më pas dolën edhe pamjet nga vendi ku ai ishte akumoduar fillimisht, që ishte një nga hotelet e kryeqytetit. Ai ishte ndihmuar nga një shtetas shqiptar, i cili nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer shtetasi turk./CNA.al





Lajmet e fundit nga