Ku është Mirel Mërtiri?/ Gazetari tregon dy adresat e trurit të aferës së inceneratorëve.
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar në emisionin “Now” dy a...

Importet e naftës ruse në Bashkimin Evropian ranë në 1.4 milion fuçi në ditë në muajin tetor, nga 2.5 milionë fuçi në ditë sa kanë qenë në muajin janar.
Të dhënat janë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji - IEA.
India, Kina dhe Turqia e kanë kompensuar rënien e kërkesës për naftën ruse, duke i shtuar blerjet e tyre për rreth 1.2 milion fuçi në ditë, verën e kaluar, bën të ditur IEA në raportin e saj mujor për tregun e naftës. Rusisë do t’i duhet t’i ridrejtojë 1.1 milion fuçi të tjera në ditë në Azi ose destinacione të tjera deri më 5 dhjetor. Nga kjo datë fillon ndalesa e BE-së për importet e naftës së papërpunuar ruse.
Në muajin tetor, Rusia ka dërguar në Bashkimin Evropian 31 për qind të eksporteve të naftës së papërpunuar. Kjo shifër ka qenë 50 për qind përpara se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, thotë IEA.
Sipas kësaj agjencie, BE-ja e ka kompensuar zvogëlimin e importeve të naftës ruse duke i rritur furnizimet nga Lindja e Mesme, Afrika Perëndimore, Norvegjia, Brazili dhe Guajana.
BE-ja ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistani mund të ndihmojnë pjesërisht për zëvendësimin e rreth 1.1 milion fuçive të naftës ruse që do të humben në ditë, pas 5 dhjetorit.
Norvegjia planifikon, gjithashtu, të rrisë prodhimin nga fusha më e madhe e naftës në Evropën Perëndimore, Johan Sverdrup, në dhjetor.
Zhvillimi i Fazës 2 në këtë fushë mund të shtojë rreth 200.000 fuçi nafte në ditë kur të arrijë kulmin vitin e ardhshëm, ka thënë operatori i saj, Equinor.
Një sasi e naftës ruse do të vazhdojë të rrjedhë në BE përmes tubacioneve, pasi ndalesa do t’i përjashtojë disa rafineri pa dalje në det, që gjenden në Evropën Lindore.
Gjermania, Holanda dhe Polonia kanë qenë importueset kryesore të naftës ruse në Evropë vitin e kaluar, por të gjitha kanë kapacitete për të importuar naftë të papërpunuar përmes detit.
Varësinë e BE-së nga Rusia e kanë përforcuar edhe kompani të tilla ruse si Rosneft dhe Lukoil, që kontrollojnë disa nga rafineritë më të mëdha të bllokut.
Gjermania, megjithatë, ka marrë kontrollin e rafinerisë Schwedt në pronësi të Rosneftit, që përmbush rreth 90% të nevojave të Berlinit për karburante, ndërsa Italia po diskuton opsionet për rafinerinë ISAB në pronësi të Lukoilit në Sicili./REL
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar në emisionin “Now” dy a...
Gazetari Elvi Fundo e ka cilësuar ushtar të pronarëve ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Gazetari Elvi Fundo ka treguar mbrëmjen e sotme se si ...
Gazetari Elvi Fundo ka bërë një deklaratë të fortë mbr...
Partia e Lirisë ka prezantuar drejtuesit e rinj të str...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për ...
SPAK today issued 11 arrest warrants for the incinerat...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka folur për 11 urdh...
Brisida Shehaj, koordinatorja Kombëtare e Luftës kundë...
Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Eur...
The famous magazine Forbes has published a list with t...
Now there is no doubt, SPAK requested the arrest. The ...
Democratic MP Belind Kelliçi has considered the projec...
The former political persecuted today held a ceremony ...
Today SPAK issued 11 arrest warrants for the Fier inci...
Democratic MP Belind Kelliçi has commented on the SPAK...
The head of the State Police Muhamet Rrumbullaku has h...
A day ago, Prime Minister Edi Rama reacted to the conv...
Gentian Malidi, i akuzuar si porositësi i 137 kilogramëve ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Four people have been arrested and two others have been de...
A 22-year-old man, internationally wanted for attempted mu...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...