"Albania third in the world for the diaspora"/ Forbes publishes the list: 30.7% of Albanians live abroad
The famous magazine Forbes has published a list with t...

Shqipëria është në prag të integrimit në Bashkimin Europian, por gazetaria e saj gjendet në kushte të vështira dhe përballet me sfida serioze si propaganda dhe mungesa e transparencës së administratës.
Ky është një nga përfundimet e tubimit mes studiuesve të gazetarisë, përfaqësuesve të shoqërisë civile si dhe Delegacionit të Bashkimit Europian.
BE është një nga donatorët perëndimorë, që po ndihmon gazetarët vendas të tejkalojnë pengesat e keq-informimit, dhe të zhvillojnë gazetarinë e bazuar mbi fakte.
Gazetarë, pedagogë dhe përfaqësues të shoqërisë civile pohuan sot se shqetësimi I përditshëm dhe përherë në rritje në qarqet e gazetarëve shqiptarë është mungesa e transparencës nga administrate dhe manipulimi i të dhënave për qëllime propagandistike.
Sipas tyre, llogari-dhënia me fakte dhe dëshmi e zyrtarëve të lartë është një nevojë e ngutshme për të vërtetuar realitetin dhe zbatimin e ligjeve përballë premtimeve të tyre.
Drejtuesi i departamentit të gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, thotë se sistemi mediatik shqiptar është në një prag kolapsi.
“Në pjesën më të madhe, ky lloj sistemi po e çon gazetarinë drejt një vdekje të butë, sepse po e çon informacionin drejt një informacioni PR. Kjo është një sëmundje e pandjeshme, që po përparon në mënyrë shumë të shpejtë në median shqiptare”, thotë zoti Marku.
Ai i bëri këto komente në një tubim me profesionistë të kësj fushe, thirrur nga Delegacioni Bashkimit Europian dhe Organizata Faktoje.al për të shqyrtuar disa nga sfidat e reja të punës me raportimin e lajmeve në Shqipëri, keqinformimin, lajmet e rreme dhe vërtetimin e fakteve.
Drejtuesja e organizatës Faktoje.al thotë se media dhe qytetarët kanë të drejtën të informohen dhe të edukohen, duke iu besuar fakteve dhe jo opinioneve, por mediat pengohen dhe nuk lejohen të bëjnë punëne tyre, ndërsa institucionet nuk janë transparente dhe të hapura në lidhje me funksionet e tyre publike.
“Administrata nuk bën transparencën e duhur, sepse duhet të bëjmë shumë kërkesa për info, të cilat nuk plotësohen dhe më pas ankimohen. Informcioni, që duhet të jetë publik, nuk gjendet. Nga ana tjetër, ka edhe media që abuzojnë me lajmet dhe krijojnë lajme të rreme. E gjithë kjo situatë e mpleksur, e krijuar me dashje, ka bërë që besimi për informacionin tek media dhe tek administrata të jetë shumë i ulët”, thotë zonja Kapo.
Bashkimi Europian ëshë një nga faktorët perëndimorë që mbështet përpjekjet e shumta për të bërë gazetari profesionale në Shqipëri, duke nisur nga shkolimi i gazetarëve të rinj dhe programeve të tyre universitare. Shqipëria është në prag të anëtarësimit të plotë në BE dhe kjo e detyron administratën që të rritë transparencën, sa i takon zbatimit të ligjit, shpenzimit të fondet publike si dhe të respektojë standartet ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.
“Tundimi për shoqërinë e sotme është që ta kapë anën e lehtë të gjërave, anën iracionale. Sfida e sotme e gazetarëve dhe verifikuesve të fakteve është se si të mësojnë njerëzit që të mos bien pre e tundimeve të tilla dhe t’u rezistojë këtyre tendencave, sepse asgjë gjykim i saktë nuk mund të arrihet nëse nuk bazohet në fakte të sakta”, thotë Alexis Hupin, Shefi i Seksionit Politik, në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Vëzhguesit pohuan që një pjesë e madhe e informacionit në kohët e fundit po vjen prej qytetarëve të thjeshtë dhe jo nga gazetarë profesionistë, ndaj nëpër redaksitë profesionale duhen rritur kapacitetet për vërtetim faktesh brenda mediave, derisa lajmet po vijnë nga jashtë kanaleve të gazetarisë profesioniste.
“Vërtetimi i fakteve nevojitet tashmë edhe si format më vete në punën e përditshme të gazetarëve, për shkak të zhvillimit të madh të propagandës. Nga ana tjetër përhapet shumë informacion përmes rrjeteve sociale, dhe kjo valë informacioni dhe propaganda e kapërcejnë dhe anashkalojnë kritikën e gazetarëve profesionalë”, thotë përfaqësuesja e agjencisë BIRN, Kristina Voko.
Organizata Faktoje. al ka verifikuar kohët e fundit një seri premtimesh politike, që kanë rezultuar të pambajtura, si vota e diasporës, investime të ndryshme, si superfuqia energjitike, apo hapësirat e aeroportit të Vlorës, duke lënë pasoja në mjedis, në transport, shëndetësi, në energji, në sistemin e drejtësisë. Puna në media po bëhet përherë e më sfiduese, sa më shumë shtohet propaganda, ndaj departamenti i gazetarisë në Universitetin e Tiranës ka rishikuar programet studimore në përgatitjen e studentëve gjatë përballimit të sfidave të reja, duke futur një grup lëndësh si fact checking, data base journalism, gazetari investigative, mobile journalism./ VOA
The famous magazine Forbes has published a list with t...
Now there is no doubt, SPAK requested the arrest. The ...
Democratic MP Belind Kelliçi has considered the projec...
The former political persecuted today held a ceremony ...
Today SPAK issued 11 arrest warrants for the Fier inci...
Democratic MP Belind Kelliçi has commented on the SPAK...
The head of the State Police Muhamet Rrumbullaku has h...
A day ago, Prime Minister Edi Rama reacted to the conv...
Gentian Malidi, i akuzuar si porositësi i 137 kilogramëve ...
The President of the Republic has finally decreed the much...
Jorida Tabaku, the DP deputy, has been quick to take credi...
Pas arrestimeve të fundit nga SPAK për incenaratorin e Fie...
Mirel Mërtiri is wanted by SPAK for the Elbasan incinerato...
Regan Merdani, one of whom SPAK has ordered the arrest, is...
In social media, a statement by Nikolla (Blazhde Xhufk...
SPAK ka zbardhur skemën korruptive që është përdorur tek i...
From the hacking of the e-mails of the former head of SHIS...
The Special Prosecutor's Office against Corruption and Org...
Giuseppe Ciaffaglione is one of the persons for whom SPAK ...
SPAK issued 11 arrest warrants for the affair with the inc...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious incident occurred this morning in Gjirokastra. ...
Four people have been arrested and two others have been de...
A 22-year-old man, internationally wanted for attempted mu...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
Albania is facing a deep demographic crisis where official...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
A group of European Union (EU) member states have proposed...
At least 12 people have been killed and nine others injure...
Just over three months into the Gulf conflict, the importa...
One of the most important events of the Year of Gaudi is t...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...