
Ditën e sotme qytetarët e Divjakës kanë zhvilluar një protestë kundër vendosjes së traut elektronik, në Parkun Kombëtar të Divjakës.
Ata ishin kundër vendosjes së një pagese për vizitat në këtë park.
Por së fundmi ka reaguar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku sqarojnë se vendosja e traut është bërë për shkak se ka pasur një rritje të numrit të turistëve.
Më tej në reagim thuhet se parqet kombëtare duhet të mirëmbahet për shkak të frekuentimit të lartë dhe se sistemi i biletarisë do të ndihmojë në menaxhimin efektiv të kësaj zone të mbrojtur.
Reagimi i plotë
Sqarim mbi Biletarinë elektronike në Parkun e Divjakës
Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar.
Aksesi i kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave, do të ndihmojë edhe në menaxhimin efektiv e të qendrueshëm në këtë zonë të mbrojtur mjedisore. Vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë i të gjithë vizitorëve me stafin e parkut, do të ndihmojë këta të fundit për të orientuar fluksin turistik dhe sjelljen e vizitorëve në përputhje me zonimin dhe rregullat e parkut, si dhe do të bëhet i mundur përcaktimi i saktë i numrit të vizitorëve dhe turistëve, regjistrimi i mjeteve motorike dhe gjenerimi i të ardhurave.
Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ajo është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.
Investimi po kryhet në kuadër të projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri”, mundësuar nga UNDP.
Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.
Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët.
Në mbështetje të VKM-së nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, do të bëhet edhe caktimi i vlerës së tarifës për hyrjen në park nëpërmjet këtij sistemi elektronik.
Referuar ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 56, pika 2, citohet se: “Ministria, AKZM-ja dhe pushteti lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore ose që ndikojnë pozitivisht në to”.
Përcaktimi i vendeve të aksesit të kontrolluar në parqet e menaxhuara, për përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të sigurojë ruajtje në ekosistemet e mbrojtura natyrore dhe për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë./CNA.al
Journalist Klodiana Lala revealed details from the investi...
A fight started in the premises of a gymnasium in Dibë...
Rëndohet pozita e ish deputetit Alqi Bllako tashmë i pande...
Gjykata ka vendosur për ekstradimin e shtetasin Faruk Özer...
The Freedom Party has denounced the violation of the law o...
“Ky takim në kohë lufte kur bien bomba dhe godasin dikë di...
Një pyetje që e shtrojmë që në titull, më poshtë do të...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës pë...
Seanca e sotme plenare është shoqëruar nga debate të shumt...
Mbrojtja e ish-deputetit Alqi Bllako, është paraqitur këtë...
PD MP Gazment Bardhi has been expelled from the Assembly f...
Monika Kryemadhi again commented today on the SPAK arrests...
Banorët e Divjakës kanë dalë sot për të protestuar, në kun...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, during a s...
A day after the arrests for the incinerators, SPAK went do...
The court imposed the measure of "prison arrest" for the o...
Prime Minister Edi Rama will participate today in the regi...
Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arre...
The next plenary session will be held today. There are 14 ...
Importet e naftës ruse në Bashkimin Evropian ranë në 1.4 mi...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
This Wednesday, our country will be affected by relatively...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
The housing crisis in Spain is reaching alarming levels, w...
The US military has carried out airstrikes in Iran in resp...
Artificial intelligence is rapidly transforming the health...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.6 lek and s...
The 2025 turnover reassessment for businesses in Tirana ha...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...