web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtyhet sërish seanca për “Babalen”

2023-03-07 10:32:00, Aktualitet CNA
Shtyhet sërish seanca për “Babalen”
Ervin Salianji

Për të disatën herë radhazi është shtyrë seanca gjyqësore ndaj deputetit Ervin Salianji.

Në një deklaratë për mediat, Salianji është shprehur se ndodhet para gjykatës për shkak të denoncimeve që ka bërë ndaj qeverisë.

“Unë jam sot para kësaj gjykate për shkak të denoncimeve që kam bërë ndaj qeverisë. Pra në vend që para dreejtësisë të jenë ata që korruptojnë shkojmë ne që denoncojmë qeverinë”, ka thënë ndër të tjera Salianji për mediat./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga