web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti tragjik në Greqi/ Qytetarët e Korçës nderojnë viktimat, ndezin qirinj pranë Katedrales

2023-03-05 12:31:00, Aktualitet CNA
Aksidenti tragjik në Greqi/ Qytetarët e Korçës
Foto ilustruese

Qytetarët e Korçës kanë nderuar viktimat e aksidentit tragjik në Greqi. Ata kanë ndezur qirinj në sheshin e Katedrales.

"Lutemi për Greqinë", shkruhet në një pankartë pranë së cilës janë ndezur dhe qirinjtë. 

Aksidenti tragjik në Greqi/ Qytetarët e Korçës

Pritet që së bashku me konsullin e përgjithshëm grek në Korçë përfaqësues të autoriteteve shtetërore në orën 18:00 tek Sheshi i Katedrales do të ndezin qirinj në shenjë solidariteti për viktimat që humbën jetën në këtë aksident tragjik mes të cilëve pati edhe shtetas shqiptarë.

Aksidenti tragjik në Greqi/ Qytetarët e Korçës

Flamuri shqiptar është ulur në gjysmështizë, në shenjë nderimi dhe solidariteti për jetët e humbura nga përplasja e trenave./ CNA.al





11:01 TODAY

Spring in Credins!

March, the month of spring, flowers and prosperity but...

Lajmet e fundit nga