web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria partner shumë i besueshëm i SHBA”/ Escobar: Është faktor stabiliteti global

2022-10-25 19:16:00, Aktualitet CNA
“Shqipëria partner shumë i besueshëm i SHBA”/
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar

Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, ka folur mbrëmjen e sotme për dialogun strategjik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Escobar tha se në këtë dialog do të bisedohet për çdo marrëdhënie dypalëshe, ndërsa e cilësoi vendin tonë si një partner shumë të besueshëm të SHBA-ve.

Ai deklaroi për Zërin e Amerikës se Shqipëria është bërë një faktor stabiliteti global, ndaj dhe theksoi se është e rëndësishme që të bashkërendohen qëndrimet.

“Do të thoja gjithçka që ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe. Ky është takimi më i rëndësishëm mes përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në historinë moderne. Ne do të kemi përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare për të gjetur rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik. Në vitet e fundit Shqipëria është bërë një partner shumë i besueshëm për Shtetet e Bashkuara. Shqipëria luan një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe atë në Evropë. Tani që Shqipëria është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vendi është bërë një faktor stabiliteti global. Pra është e rëndësishme që të vazhdojmë të bashkërendojmë qëndrimet tona”, u shpreh i dërguari special për Ballkanin.

Also, he thanked Albania for the partnership and the Albanians for their friendship.

"I wanted to thank the government of Albania for the partnership and the people of Albania for their friendship. Today's one-day meeting is a symbol not only of the cooperation between the governments, but also of the deep friendship between the American people and the Albanian people", underlined Escobar./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga