web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria me rritëm

2024-01-17 10:10:00, Aktualitet CNA
Shqipëria me rritëm
Foto ilustruese

Një ditë më parë, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli u shpreh në një konferencë për mediat se të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave do të publikohen në muajin qershor të 2024. 

Procesi i Censit në Shqipëri nisi më 18 shtator, por edhe pse jemi një vend me një popullsi të vogël, të dhënat do të dalin pas 9 muajsh. 

Shqipëria ka një popullsi prej 2.812 millionë banorët (shifër e publikuar në vitin 2021) dhe INSTAT-it i duhet më shumë se 9 muaj për të bërë llogaritjet për Censin e fundit të popullsisë. 

Theksojmë këtu se kanë qenë në terren mbi 700 punonjës që kanë mbledhur të dhënat, por mesa duket paska "një punë shumë të madhe" për të nxjerrë të dhënat përfundimtare. 

Gjithë ky proces u ka kushtuar shqiptarëve 16.9 milionë euro. 

Por çfarë po ndodh në Kinë, si nga vendet me popullsinë më të madhe në botë.

Autoritetet në Kinë kanë publikuar së fundmi të dhënat e Cenit për një popullsi në total prej 1,409,670,000. Sipas të dhënave, 9.02 milionë foshnja kanë lindur në vitin 2023, nga 9.56 milionë në 2022 dhe për të shtatëtin vit radhazi që numri ka rënë.

Në vitin 2023 humbën jetën 11.1 milionë njerëz dhe Kina ka më shumë njerëz të moshuar se kudo tjetër në botë, një sasi që po rritet me shpejtësi. Popullsia totale e Kinës ishte 1,409,670,000 në fund të vitit 2023, një rënie prej 2 milionë njerëz, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave./CNA

 





Lajmet e fundit nga