web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkaktoi aksidentin me 2 viktima/ Gjykata e Lezhës cakton burg pa afat për 33-vjeçarin

2025-11-12 10:08:00, Aktualitet CNA

Shkaktoi aksidentin me 2 viktima/ Gjykata e Lezhës cakton burg pa afat

Shtetasi 33-vjeçar, që u përfshi në aksidentin e ndodhur të shtunën në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku mbeten të vdekur dy vëllezer do të qëndrojë në burg pa afat.

Ardit Gjeçi u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës, ku pasi dëgjoi palet, gjyqtarja Irma Cacaj pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masen e sigurisë "arrest në burg".

33-vjeçari është i pandehur për kryerjen e veprave penale ?shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt?.

Aksidenti tragjik ndodhi në oret e para të mëngjesit të së shtunës në afërsi të kryqëzimit të Shën Kollit në Lezhë, ku u përplasën dy automjete, e për pasojë gjetën vdekjen shoferi dhe pasagjeri i njërit prej tyre, vëllezerit Ramazan dhe Agim Harapi nga Melgusha e Shkodrës.

Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e automjetit tjetër, shtetasin Ardit Gjeçi, i cili dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin, ku pas testit të alkoolit rezultoi të ketë qenë në gjendje të dehur.

Aksi Lezhë-Milot vijon të jetë ndër problematikët sa i përket aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur, ku krahas mungeses së standardeve në rrugë, shkaku kryesor i tyre është edhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve./CNA





Lajmet e fundit nga