web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje shiu intensive në ditët në vijim/ Peleshi thirrje qytetarëve

2023-04-24 10:48:00, Aktualitet CNA
Reshje shiu intensive në ditët në vijim/ Peleshi thirrje
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se në ditët në vazhdim në pjesën veriperëndimore do të ketë reshje me intesitet mesatar dhe të lartë.

Peleshi ka sqaruar se kjo nuk është një situatë alarmuese , por duhet të mobilozhemi për të mos patur emrgjenca.

Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në rrugë ku rrezikohen dalja jashtë e lumenvje apo përrenve dhe të njoftojnë për çdo situatë.

Ndër të tjera ka theksuar se shakrkimet nga kaskadat do të jenë 0 dhe se përmbytjet do të jenë lokale.

“Po shfrytëzoj këtë komunikim publik për të njoftuar në kohë jo për alarm për të patur më shumë vëmendje.

Duke filluar nga sot pas mesditës dhe gjatë gjithë javës në pjesën veriperëndimore të vendit rreth Shkodrës por edhe duke u përhapur edhe në pjesën tjetër të vendit do të kemi rritje të intensitetit të reshjeve do të jenë me intesitet mesatar por deri diku edhe të lartë.

Duhet të shmangim emergjencat që në këtë rast do të jenë lokale. Nuk favorizohen përmbytje. Kasakada është e menaxhuar.

Në këtë rast shkarkimet do të jenë 0. Intensiteti i përqëndruar në kohë i reshjeve mund të shkaktojë ndonjë situatë që mund të bëhet shkak i përmbytjes lokale.

Duhet të ketë moblizim, duhet të shmangin lëvizjen pranë përrenjve dhe duhet të njoftjnë kur ka raste të ndonjë rrëshkitje apo situata të tjera”, ka thënë Peleshi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga