web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama në duart e SPAK për rastin “McGonigal”?/ Altin Dumani i përgjigjet politikës

2023-01-31 13:11:00, Aktualitet CNA

Rama në duart e SPAK për rastin “McGonigal”?/ Altin Dumani

SPAK i ka kthyer përgjigje Gazment Bardhit, deputetit të   PD-së, në lidhje më kerkesën për hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama, për skandalin McGonigal.

Në shkresën e firmosur nga kreu i SPAK Altin Dumani kërkohet nga deputeti i PD-së, akt padia e zyrës së prokurorit të disktritit kolumbias.

“Për nevoja hetimore të kallëzimit penal nr.14 viti 2023, lutemi të na inforrnoni si më poshtë vijon:

Në kallëzimin tuaj penal numërtuar me nr.6 prot datë 24.01.2023 keni cituar, përmbajtje dokumentin "akt-padia e Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022", duke u shprehur se ky dokument është bashkëlidhur kallëzimit.

Ndërkohë që në rrethanat faktike ky dokument nuk gjendet i bashkëlidhur me kallëzimin tuaj të dërguar me zarfin që mban shënimin "GR.Pal.PD Nr.6 Prot. 24.01.2023".

Përsa më sipër, ju kërkojmë të na informoni se dokumenti "akt-padia e Zyrës së Prokurorit të Distriktit Kolumbias datë, 15.09.2022" disponohet nga ana juaj dhe nësë po të dërgohet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për shkak te afateve hetimore të na dërgohet informacioni dhe aktet e kërkuara brenda datës 02.02.2023”, thuhet në përgjigjen e SPAK-ut./CNA.al

Rama në duart e SPAK për rastin “McGonigal”?/ Altin Dumani





Lajmet e fundit nga