web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ra nga 5 metra lartësi/ Ndërron jetë shqiptari 54-vjeçar në Itali

2023-01-12 23:07:00, Aktualitet CNA
Ra nga 5 metra lartësi/ Ndërron jetë shqiptari 54-vjeçar
Foto Ilustruese

Një 54 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Novara të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se shtetasi shqiptar është rrëzuar nga shkallët gjatë kohës që punonte si mirëmbjatjes i kamerave të sigurisë pranë rrugës ku ndodheshin varrezat e Castelletto Ticino.

Mësohet se ai ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.

Ambulanaca mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e transportoi 54-vjeçarin  në spital, por ai nuk mundi tu mbijetonte plagëve.

Ndërkohë policia  vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga