web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The person arrested for the incinerator affair died/ Lutfi Dervishi: The case is being investigated by the institutions

2023-01-12 16:21:00, Aktualitet CNA

The person arrested for the incinerator affair died/ Lutfi Dervishi: The case is

Journalist Lutfi Dervishi has shown in detail how the response from the relevant authorities to the request for information on the circumstances of Enver Sheh's death made by the Albanian Committee of Helsinki has been delayed.

Through a post on social networks, Dervishi has shown step by step how the relevant institutions have delayed the answer, finally asking for an official request for information.

" Death in custody

48 hours of driving

Vëzhguesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit kërkuan informacion tek autoritetet përkatëse për rrethanat e vdekjes z. E. Shehi i paraburgosur në IEVP, nr. 313 për aferën e incineratorëve.

Më poshtë janë sorollatjet 48 orëshe të institucioneve që duhet të ishin të alarmuar për rastin!

Dita e parë

1.Drejtori i Burgut 313, nuk i lejoi monitoruesit për të vëzhguar me justifikimin se çështja është në hetim dhe informacionet përbëjnë sekret hetimor.

Vëzhguesit: A ka vuajtur viktima nga probleme kardiake?

Përgjigje: Jo. Të dielën në orën 16:10 ka shfaqur disa ankesa dhe mjeku dhe ndihmës mjeku I kanë dhënë menjëherë ndihmën e shpejtë. Në orën 16:20 ka mbërritur në QSUT.

2.Prokuroria e Tiranës: “nuk kemi asnjë kallëzim të regjistruar për këtë çështje. Presim që policia të bëjë verifikimet brenda 5 ditëve. Bëni kërkesë zyrtare për informacion.

3.QSUT: Vëzhguesit presin mbi 1 orë e 30 minuta, sepse sekretari I përgjithshëm nuk ishte dhe stafi ishte në një aktivitet. Në fund të pritjes informacioni i vetëm që morën ishte: bëni kërkesë zyrtare për informacion.

4.Avokatja e çështjes: më dërgoni me email pikat që do të diskutoni dhe të premten jam e gatshme t’iu takoj.

Dita e dytë

5.Drejtoria e Policisë Tiranë: Shkoni te drejtoria e përgjithshme e policisë sepse ne nuk kemi informacion. Kjo çështje është në kopetencë të SPAK-ut.

6.Drejtoria e Përgjithshme e Policisë: “Shkoni te komisariati nr 3, që është afër burgut”

7.Komisariati nr 3.: “Shkoni te komisariati nr. 4, sepse është afër Institutit të Mjekësisë Ligjore ku është bërë autopsia e viktimës”.

8.Komisariati nr. 4, Oficeri I Policisë Gjyqësore: “Dje i kam dërguar prokurorisë një shkresë për referimin e disa materialeve për veprime të mëtejshme proceduriale’ (pra nuk ka kallëzim). Bashkëlidhur shkresës kanë qenë disa dokumenta që vëzhguesve nuk ju vunë në dispozicion (procesverbali kryerjes së ekspertimit mjeko-ligjor, akti I kqyrjes së kufomës dhe të dhënat e sistemit TIMS.)

9.Instituti I Mjekësisë Ligjore: “Autopsia vonon edhe 30 ditë. Për rastin konkret nuk e dimë se kur do të dalë dhe në çdo rast, për çdo dokument bëni kërkesë zyrtare për informacion.

10.Prokuroria e Tiranës: “nuk ka shkresë të mbëritur nga komisariati nr 4. Nuk është hedhur në sistem ndonjë e dhënë për këtë çështje “.

Vëzhguesit: Drejtori i burgut na tha se janë sekuestruar dokumentat e çështjes nga prokuroria. A keni informacion në lidhje më këtë?

Përgjigja: Bëni kërkesë zyrtare për informacion.

Enver Shehi ndërroi jetë në QSUT. Ai ishte në burg për shkak të akuzave që lidhen me çështjen e inceneratorit të Fierit.  59 vjeçari ishte arrestuar më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë. Ai akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga