web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas Dumanit, Olsian Çela ngre shqetësimin: Institucionet s'po raportojnë korrupsionin

2024-04-07 14:34:00, Aktualitet CNA
Pas Dumanit, Olsian Çela ngre shqetësimin: Institucionet s'po
Olsian Çela

Pas kreut të SPAK, Altin Dumani i cilli gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë bëri me dije se kanë rënë kallëzimet nga institucionet për veprat penale korruptive, të njëjtën gjë e ka raportuar edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në raportin vjetor që Prokuroria e Përgjithshme ka çuar në Kuvend, vihet në dukje që krahasuar me vitin 2022, në vitin 2023 ka një ulje mbi 36% të denoncimeve që vijnë nga nënpunësit publikë për vepra penale korruptive.

“Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2023 rezulton të kenë ardhur në prokurori 650 kallëzime, që përbën ulje prej 36,95 % krahasuar me vitin 2022, në vitin 2022 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1031 kallëzime, që përbën rritje prej 27,28 % krahasuar me vitin 2021, në vitin 2021 rezulton të kenë ardhur në prokurori 810 kallëzime, që përbën ulje prej 3,57 % krahasuar me vitin 2020, ndërkohë që në vitin 2020 rezulton të kenë ardhur në prokurori 840 kallëzime, që përbën ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019”– thuhet në raportin e dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme./CNA 

 





11:50 TODAY

I besoi kompaninë

Skandali i korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë së T...

Lajmet e fundit nga