web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Fevziu: Bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave

2025-08-23 17:31:00, Aktualitet CNA

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Fevziu: Bashkë me të iku edhe një

Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të publicistit Artur Zheji.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Fevziu shprehet i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Zhejit.

Në statusin e tij, Fevziu shkruan se me ikjen e Zhejit iku dhe një zë i rëndësishëm i mediave dhe një intelektual.

 

Artur Zheji u nda nga kjo botë sot krejt papritur. Në moshë ende të re dhe në kulm të energjive dhe të angazhimit publik. Bashkë me të iku edhe një zë i rëndësishëm dhe autoritar i mediave e mbi të gjitha një intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 dhe duke bashkëpunuar për thuaj 25 vjet me të, mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh në paqe Tur”, shkruan Fevziu./ CNA





Lajmet e fundit nga