web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Pirdeni: Portali

2025-12-16 10:09:00, Aktualitet CNA

Ministrja Pirdeni: Portali

Ditën e sotme po zhvillohet Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit. Të pranishëm në takim janë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Kjo e fundit foli për portalin “Transparent Albania”, i cili sipas saj vjen me funksione të reja. Ministrja u shpreh se përmes këtij portal, qytetarët do të mund të marrin çdo dokument dhe do të mund të kontaktojnë me kordinatorët për të drejtën e informimit në çdo institucion.

"Jemi sot me një premtim të mbajtur siç është portal i Transparent Albania, i cili vjen i vitalizuar me funksionalitete të reja, me fokus adresimin që informacioni ekziston por shpeshherë është i fragmentartizuar dhe jo shumë i aksesueshëm.Do të jetë një faqe unike që lidhet drejtpërdrejt me marrjen e çdo dokumenti. Por do të ketë edhe një funksion të ri, ku çdio qytetar mund t’i drejtohet përmes kësaj faqeje kordinatorit për të drejtën e informimit në çdo institucion. Ky sistem i ngritur na ndihmon që të evidentojmë cilat janë ato ministri që përformojnë sic duhet në lidhje më transparencën, cilat janë ato që duhet të intensifikojnë punën për të dhënë informacionin e duhur", tha Pirdeni ndër të tjera. /CNA





Lajmet e fundit nga