Nga e hëna në të enjte/ Erla Mëhilli starton sezonin e ri me emisionin “Now”
Më 1 shtator do të startojë sezoni i ri i emisionit “Now” ...

Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global, Richard Nephew rikonfirmoi angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden në luftën kundër kësaj dukurie në gjithë botën. Në konferencën e tij të parë për shtyp të enjten në Uashington, foli edhe për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se problemet e tjera ekzistuese në rajon, përkeqësohen si pasojë e korrupsionit. Ai vlerësoi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe tha se SHBA do ta luftojë korrupsionin kudo që ta ndeshë.
Në paraqitjen e parë para mediave në Uashington, zoti Nephew, i cili u emërua në korrik nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se administrata e presidentit Joe Biden ka treguar qysh në vitin e parë të punës se lufta kundër korrupsionit është ?interes thelbësor i sigurisë kombëtare dhe një nga përparësi e politikës së jashtme amerikane?.
?Ne do të vazhdojmë të promovojmë llogaridhënien e zyrtarëve të korruptuar përmes të gjitha programeve tona, atë të sanksioneve, kufizimeve financiare dhe të vizave nga Departamenti i Shtetit?, tha zoti Nephew.
Zoti Nephew tha se Shqipëria është një partner i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
?Një nga takimet e para që kam pasur kur e kam marrë këtë pozitë ka qenë me Prokurorin Special të Shqipërisë si dhe me disa prej zyrtarëve të tij. Ishte shumë e qartë për mua, që në atë diskutim, se Shqipëria është një partner i rëndësishëm ndërsa ne kemi disa programe për ndërtimin e kapaciteteve kundër korrupsionit si dhe kemi disa aktivitete të tjera që janë duke u mbajtur me Shqipërinë?, tha i emëruari i qeverisë amerikane për luftën globale kundër korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara u kanë ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit, disa figurave në politikën e Shqipërisë, mes së cilëve ish-kryeministri Sali Berisha është emri më i njohur.
Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se disa herë në Shqipëri është shprehur shqetësimi se veprimet e SHBA-së në lidhje me korrupsionin në Shqipëri janë të përqendruara më shumë tek njerëzit që nuk janë më në pushtet, ndërkohë që vetë raportet e përvitshme të Departamentit të Shtetit flasin për ?korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë?, zoti Nephew tha se kritikat për këtë nuk janë të arsyeshme.
?Theksi dhe vëmendja jonë është tek sfida e korrupsionit, jo kush është personi që po e shkakton korrupsionin. Besoj se do ta shihni që ne do të vazhdojmë t?i trajtojmë çështjet e korrupsionit kudo që i gjejmë ato... Nuk mendoj se kritikat janë të arsyeshme në atë drejtim, por unë prapë do e nënvizoja partneritetin tonë të vazhdueshëm dhe se ne do të vazhdojmë t?i trajtojmë të gjitha çështjet për të cilat kemi shqetësime?, tha zoti Nephew.
Zyrtari amerikan gjithashtu tha se qeveria e SHBA-së gjithmonë i kushton vëmendje luftës kundër korrupsionit në tërë Ballkanin perëndimor, megjithëse kohët e fundit tensionet ndër-etnike janë ato që kanë marrë vëmendjen më të madhe.
?Nuk ka asnjë Sekretar Shteti që shkon në takim me një homolog të huaj me një çështje të vetme në agjendë. Zyra ime ekziston që të sigurohemi që elementi kundër korrupsionit i politikës sonë të jashtme është i përfaqësuar në forma të ndryshme. Unë nuk besoj që një çështje merr më shumë vëmendje nga çështjet tjera. Unë do të thoja se ajo që e kemi kuptuar është se çështja e korrupsionit i bën shumë prej problemeve të tjera, edhe më keq se sa që janë?, tha zoti Nephew.
Zoti Nephew, në shtator, do niset në një tur nëpër botë duke nisur me Evropën ku do të mbajë konsultime me vendet partnere për dy javë. Ai nuk përmendi se në cilat vende do të udhëtojë.
Lufta kundër korrupsionit përparësi e administratës Biden
Vitin e kaluar, presidenti Biden mbajti takimin e parë të nivelit të lartë për demokracinë me udhëheqës botërorë, përfshirë edhe ata nga Ballkani, ndërsa një nga pesë pikat kryesore të punës ishte edhe lufta kundër korrupsionit. Takimi i dytë i këtij lloji, sipas zotit Nephew do të mbahet në pjesën e parë të vitit 2023.
Zoti Nephew tha se udhërrëfyesi i punës së tij përbëhet nga pesë shtylla kryesore, të cilat janë:
Zoti Nephew tha se qeveria amerikane është e vetëdijshme se nuk mund të priten mrekullira në luftën kundër korrupsionit, ndërsa nuk pranoi të thotë cili rajon në botë është më i korruptuari për qeverinë amerikane. Në lidhje me këtë ai tha se qeveria amerikane do e ndryshojë qasjen e saj duke mos e trajtuar korrupsionin njëjtë për një rajon të tërë, por do mundohet të kuptojë nevojat e secilit vend individualisht për ta luftuar këtë fenomen.
Më 1 shtator do të startojë sezoni i ri i emisionit “Now” ...
North Macedonia is facing a difficult winter due to th...
Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë,...
A chaotic situation has been created today, as the Bri...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmit t...
The government has extended the period of stay of Afghans ...
The Democratic Party, through deputy Ina Zhupa, contin...
Businessman Irfan Hysenbelliu is part of the investiga...
One of the largest British newspapers, Sunday Express ...
After his visit to Washington, the head of SPAK, Arben...
The Ministry of Foreign Affairs of Albania has reacted...
According to the World Bank, Albania is the country wi...
Until noon, Albania will be dominated by clear weather...
Komisioni Evropian ka paralajmëruar edhe një herë Shqipëri...
Nëpërmjet mediave të tij, Irfan Hysenbelliu ka n...
Despite the alarm raised by the ALERT Center about the...
Dosja nr 122 e cituar nga Arben Kraja në shkresën dërg...
Euronews Albania interviston njërin nga shokët e Svetl...
The US ambassador in Tirana, Yuri Kim, reacted after the s...
Today, the public is aware of three accusations, one p...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...