web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klodiana Lala zbardh detaje: Erzen Breçani refuzoi paratë e Ervin Matës, biseda me djalin

2023-11-22 09:19:00, Aktualitet CNA
Klodiana Lala zbardh detaje: Erzen Breçani refuzoi paratë e Ervin
Klodiana Lala

Ish-Zv.drejtori i Policisë, Erzen Breçani ra në prangat e policisë dy ditë më parë, pas një operacioni të SPAK të mbështetur në zbardhjen e komunikimeve të SKY.

Në lidhje me ndalimin e tij, gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin "Opinion" disa detaje nga bisedat e zbardhura, ndërsa tregon edhe lidhjen mes Erzen Breçanit dhe Ervin Matës.

Ajo tha se motra e Matës ka qenë e martuar me djalin e Breçanit, ndërkohë që në komunikimet me të birin, Erzen Breçani shprehet se nuk pranon para nga Ervin Mata.

“Në një moment ka përplasje mes Breçanit dhe të birit, sepse ai i thotë mbaje larg gruan tënde nga familja e saj sepse unë nuk dua para nga ai. Në një moment Mata i ofron 500 mijë euro për një investim dhe ai thotë që nëse dua para i marr tek Luani, jo përmes tij”, u shpreh Lala./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga