web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarë gjobaxhinj janë paguar me dhjetra mijë euro për kallëzime, shpifje dhe shantazhe

2023-11-21 21:32:00, Aktualitet CNA
Gazetarë gjobaxhinj janë paguar me dhjetra mijë euro për
Foto ilustruese

Gazetari Elvi Fundo, një nga denoncuesit e aferës së inceneratorëve sot në emisionin e Adi Krastës, “A Show” ka folur për sulmet që janë bërë ndaj tij dhe prokurorëve të SPAK nga njerëzit e inceneratorëve dhe gazetarët gjobaxhinj të paguar prej tyre.

Gazetari ka treguar se janë bërë sulme banale ndaj tij dhe familjarëve po ashtu dhe njerëzve të drejtësisë.

Fundo ka deklaruar se për 30 mijë euro gazetarët gjobaxhinj janë paguar 30 mijë euro për të bërë kallëzime të rreme, shpifje dhe shantazhe ndaj prokurorëve.

Sulmet kanë qenë banale ndaj meje dhe ndaj familjes, bashkëshortes. Unë i qëndroj kauzës me të vërteta fakte të cilat i ka zbuluar dhe SPAK.

Ne nuk po themi të mos hiqen plehrat por këta nuk mund të gënjejnë qytetarët që tu thonë ka incenerator kur nuk ka. Unë jam thirrur në SPAK dhe kam dorëzuar të gjitha dokumentet. Për 30 mijë euro gazetarët bëjnë kallëzime të rreme dhe nga gazetarë kthehen në kallëzues të rremë. Sot vazhdojnë të paguhen nga inceneratorët. Po tentohet të merret prap inceneratori i sekuestruar i Tiranës. Janë paguar para për të shantazhuar prokurorët e SPAK”, tha Fundo./ CNA





Lajmet e fundit nga