web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shkon gjuha, ku i dhemb dhëmbi/ Ramës nuk i hiqen nga truri inceneratorët dhe sterilizimi

2023-09-28 13:04:00, Aktualitet CNA

I shkon gjuha, ku i dhemb dhëmbi/ Ramës nuk i hiqen nga truri

Kryeministrit Edi Rama i "ka shkuar gjuha aty ku i dhemb dhëmbi", tek dy dosjet më të nxehta dhe korruptive, atë të inceneratorëve dhe sterilizimit.

Një prej gazetareve të pranishme në deklaratën për shtyp, i kërkon të shuajë kuriozitetin e të gjithëve për të zbuluar se çfarë përmbajtje kanë dy letrat protokollare që i mbërritën në tryezë gjatë deklaratës për mediat dhe ndërsa dukej sikur po i "mbathte" u shpreh:

“Njëra për inceneratorët, tjetra për sterilizimim.“

Në fakt këto dy afera janë më korruptivet ku inceneratorët janë skema qindra miliona euroshe mbi kurriz të shqiptarë, ndërsa sterilizmi është një tjetër dosja që pritet të “djegë” shumë bashkëpuntorë të kryeministrit.

SPAK ka kërkuar që të hetohen dy ish ministra për koncesionin e sterilizimit si Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani.

Nga ana tjetër për aferën e inceneratorëve janë dënuar me mbi 37 vite burg në total të përfshirët në aferën e Fierit, Lefter Koka, Klodian Zoto dhe Alqi Bllako.Ndërsa pritet vendimi për atë të Elbasanit me 5 tetor.

Ndërsa për aferën e inceneratorit të Tiranës, e cila është edhe më e madhja, vazhdon të jetë një çështje e hapur./ CNA





Lajmet e fundit nga