web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DENONCIMI/ Qeveria nis procedurat për koncesionin 100 mln euro të certifikatave dhe firmës elektronike

2023-09-27 11:18:00, Aktualitet CNA

DENONCIMI/  Qeveria nis procedurat për koncesionin 100 mln euro të

Gazetari Klodian Tomorri ka denoncuar se Ministria e Financave ka nisur procedurat për të dhënë me koncesion infrastrukturën e çelësve publikë (PIK). 

Sipas gazetarit, kjo infrastrukturë aktualisht përfshinë dy shërbime, certifikata dixhitale për efekt të fiskalizimit si dhe nënshkrimi elektronik.

Këto shërbime janë të detyrueshme me ligj dhe kostoja që biznesi paguan për blerjen e tyre është 8 800 lekë ose 84 euro në vit. Tarfia që paguajnë biznet arkëtohen nga AKSHI. Por, sipas Tomorrit me dhëninen e koncesionit nga qeveria këto para do të shkojnë në llogarinë e privatit. 

Gazetari përmend edhe shkrimin e Kapital.al ku theksohet se në lidhje me këtë koncesion Ministria e Financave ka nisur një grup të posaçëm pune, i cili do të hartojë termat e referencës në tenderin për dhënien me koncesion të infrastrukturës së çelësave publike.

Sipas tij, trupi i punës përbëhet nga punonjës të Agjencisë së Koncesioneve, AKSHI-t, Tatimeve dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit.

"Ndërkohë një javë më parë, ministria e financave u ka nisur kërkesë 5 kompanive shqiptare që të paraqesin ofertat paraprake për qëllimin e studimit të tregut. Kjo është faza e fundit proceduriale përpara shpalljes së tenderit për dhënien me koncesion. Sipas Kapital.al ka mundur ta lexojë shkresën, edhe pse e gjithë procedura po zhvillohet në mënyrë sekrete dhe jo transparente, përfshirë përzgjedhjen e 5 kompanive, të cilave u është kërkuar oferta. Në shkresë, ministria e Financave kërkon nga kompanitë të japin ofertat për qëllimin e studimit të tregut dhe përcaktimit të fondit limit të koncesionit. Dhe ky është një biznes gjigand", shprehet Tomorri. 

Teksa bën përllogaritjet, gazetari thekson se 10 vitet e ardhshme nëpërmjet këtij koncesioni do u marren shqiptarëve minimalisht 100 milionë euro në vit.

"Por kjo është vetëm shifra dysheme.Ky koncesion ka potencialin që të rritet në mënyrë eksponenciale, teksa qeveria detyron me ligj bizneset dhe qytetarët që të pajisen me certifikatat elektronike për çdo shërbim që ata marrin nga shteti, përfshirë aplikimet e thjeshta në e-albania", shprehet gazetari 

 





Lajmet e fundit nga