
Ditën e sotme u nda nga jeta Denisa Daka, avokate dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, veçanërisht e grave të dhunuara dhe në pamundësi financiare.
Ajo humbi jetën pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas dy fëmijë. Miqtë e avokates kanë ndërmarrë një nismë që të ndihmojnë fëmijët e Dakës.
Ata kanë hapur një llogari në GoFundMe dhe kërkojnë që çdokush të ndihmojë sadopak për të blerë një shtëpi për dy fëmijët.
“Denisa Daka, avokate dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut, veçanërisht e grave të dhunuara dhe në pamundësi financiare, u nda sot nga jeta, pas një sëmundje të rendë. Kurimi i Denisës i kushtoi familjes të gjithë kursimet. Sot dy fëmijët e saj, janë pa shtëpi dhe pa të ardhura. Denisa ishte një nënë shembullore dhe një bamirëse e pashoqe në profesion. Shumëkush ka ndjerë ndihmën e pakursyer të saj si avokate profesioniste e shkëlqyer, pa menduar për paratë, por vetëm për drejtësinë. Denisa ndihmonte çdo njeri të pamundur në procese gjyqësore, duke ofruar falas avokatinë e saj. Sot kjo grua e fortë nuk është mes nesh. Me punën e saj ajo rriti e krejt e vetme dy fëmijët e saj që ende janë në moshë të mitur, por Denisa e ndershme nuk i'a doli të linte së paku një strehë për ta. Ata sot janë pa shtëpi. Ata sot janë pa nënë e pa baba. Ata sot janë amaneti i një njeriu të ndershëm për të gjithë ne. Sot, është dita që t'i kthejmë asaj, atë që ajo bëri për njerëzit e pamundur, në nevojë e pa përkrahje. Kontributi financiar do lehtësonte sado pak dhimbjen e dy fëmijëve të saj, të mbetur jetimë dhe të vetëm, pa asnjë përkrahje. Të bëhemi bashkë e tu blejmë një shtëpi për të mos i lënë në mëshirë të fatit! Ne nuk nuk e zvendësojmë dot nënën Denisë, por ne mund të bëhemi familja e fëmijëve të saj!”, thuhet në deklaratën e miqve të Denisa Dakës./ B.A. – CNA.al
After Aleksandër Vučič's statement about the cancellat...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është bë...
Kryeministri Rama ka kryer një bisedë tëlefonike me ho...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka p...
The President of Germany, Frank-Walter Steinmeier, during ...
Kryeministri Edi Rama priti në zyrë Presidentin e Republik...
Gazetari Armir Shkurti ka shpërthyer ndaj vasalëv që e...
Pronarë mediash apo kryetarë partish? Kjo është pyetj...
The deputy of Lulzim Basha's divisive group has defend...
The police are conducting checks on drivers in the cap...
The Supreme Court has announced the closure of the app...
The entire opposition block, today, played the role of...
Democratic MP, Tritan Shehu, has been added to the lis...
The list of Irfan Hysenbelli's vassals has been added with...
Mediat e Irfan Hysenbelliut dhe konkretisht “Panorama” rap...
Alfred Peza, the journalist and former socialist MP Rilind...
"Security measures are not negotiated with anyone. Measure...
Prime Minister Edi Rama, in an appearance for the media af...
Prime Minister Edi Rama has confirmed that pensioners will...
Kreu i PD-së Sali Berisha, ka foluir për vizitën e Preside...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
Tirana Police Director, Oliger Torba, gave a statement to ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Iran's military's central command announced a halt to airs...
The city of Utsunomiya, about 100 kilometers north of Toky...
At least 32 people have died after a 7.8-magnitude earthqu...
The European Union's (EU) foreign policy chief says member...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...