web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t përfundon në SPAK, kallëzimet ndaj saj

2024-01-17 13:20:00, Aktualitet CNA
FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t përfundon në SPAK, kallëzimet ndaj
Mirlinda Karçanaj

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj prej mëngjesit të sotëm ndodhet në SPAK duke u marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

Karçanaj është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, pas padisë së bërë më 30 dhjetor të vitit të kaluar nga eksperti i IT-së, Gent Progni.

Në padinë e dorëzuar nga Progni në SPAK, ky i fundit kërkon që Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet për Mirlinda Karçanaj për "korrupsion pasiv" për shkelje në procedurën e tenderave dhe "shpërdorim detyre" për falsifikim dokumentesh. Progni kërkon dhe hetim edhe për një sërë zyrtarë të AKSHIT si dhe persona të përfshirë.

FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t përfundon në SPAK, kallëzimet ndaj
Padia në SPAK

 

Sqarojmë se kjo padi është bërë lidhur me hakërrimin e të dhënave të shqiptarëve nga hakerat iranianë, teksa sipas Prognit, është vërtetuar tashmë që nuk ka pasur një segregim të serverëve, dhe sipas tij kjo mund të jetë bërë që t’u jepet akses patronazhistëve në mbledhjen e të dhënave.

 

FOTO/ Drejtoresha e AKSHI-t përfundon në SPAK, kallëzimet ndaj
Mirlinda Karçanaj në SPAK

 

Ndërkohë një padi tjetër është bërë nga "Ora News" për Kacanaj, ku akuzohet për shkelje në tenderë./CNA





Lajmet e fundit nga