Changes in the Justice Reform/ SPAK requires additional mandates, the Prosecutor's Office more powers
The new Justice Reform package will intervene in the weak ...

The investigations, in cooperation with the USA, concluded that it is about Iranian groups, connected to state structures. Iran called this decision thoughtless and not based on facts.
Vendimi i qeverisë së Shqipërisë ishte i drejtë, thotë për Deutsche Welle-n Kolonel Dritan Demiraj, i cili shërbeu për 35 vite në Forcat e Armatosura Shqiptare, ku drejtoi një sërë misionesh luftarake në Lindjen e Mesme. "Vendimi i qeverisë shqiptare për të larguar personelin e ambasadës iraniane nga vendi erdhi në një moment kur prej disa vitesh personeli i kësaj ambasade ishte përfshirë në veprimtari, të cilat tejkalonin misionin e tyre diplomatik dhe dëmtonin sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, partnerëve tanë dhe qytetarëve të vendit tonë. Padyshim që është një vendim në kohën e duhur, i cili mund të jetë kërkuar edhe nga partnerët tanë më të rëndësishëm” – tha Demiraj për Deutsche Welle.
Dr.Afshin Shahi, profesor i asociuar dhe pedagog i politikës së Lindjes së Mesme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin e Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se vendimi i qeverisë shqiptare që ndëpreu lidhjet diplomatike me Iranin, mund të shihet si akt vetë-mbrojtjeje. "Në botën që po jetojmë, siguria kibernetike është një nga parakushtet më të rëndësishme të drejtimit të një shteti. Ajo lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ekonomike, politike, ushtarake dhe shoqërore të çdo shteti. Sulmi kibernetik i Republikës Islamike paralizoi infrastrukturën e rëndësishme në Shqipëri. Ky është qartazi një veprim fyes i agresionit që shkel sovranitetin kombëtar shqiptar”, tha Shahi.

Pas ultimatumit të qeverisë shqiptare për largimin e stafit brenda 24 orëve, Teherani reagoi diplomatikisht. Ministria e Jashtme iraniane i konsideroi pretendimet për sulmet kibernetike "të pabaza" dhe fajësoi "palët e treta" për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë lidhjet me Teheranin. Ndërsa NATO dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë dënuan sulmet dhe konfirmuan mbështetjen e tyre ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për të minimizuar dëmet dhe për të rimarrë veten nga këto sulme.
Prania e rreth 3000 muxhahedinëve në Shqipëri është konsideruar si shkaku kryesor i kësaj "lufte” kibernetike. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s që nga viti 2009, strehon rreth 3000 muxhahedinë të grupit opozitar Iranian MEK, të cilët vendi i tyre i konsideron terroristë. Megjithatë, ekspertët në të dyja kampet e analizojnë ndryshe praninë e tyre. Për Kolonel Demirajn, njëkohësisht ish-ministër i Punëve të Brendshme, kjo tezë është pjesërisht por jo plotësisht e vërtetë. "Jo plotësisht, për shkak se në këndvështrimin tim mosmarrëveshjet midis dy vendeve kanë ekzistuar edhe përpara marrjes së vendimit për strehimin e muxhahedinëve të MEK-ut. Një arsye tjetër është se qeveria e Shqipërisë është e pozicionuar haptazi në krah të SHBA-së, dhe kjo padyshim që nuk është parë me dashamirësi nga regjimi i mullahëve në Teheran, që në të kaluarën është përpjekur të ndërmarrë edhe sulme kundër anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri”.
Profesor Shahi argumenton, se megjithëse Shqipëria është një aleat i ngushtë amerikan dhe një vend anëtar i NATO -s, nuk ka mosmarrëveshje të mëdha me Republikën Islamike. "Problemet filluan vetëm pasi Shqipëria vendosi të strehojë 3000 anëtarë muxhahedinë të MEK. Edhe pse MEK janë një armik i Republikës Islamike, sipas ligjit ndërkombëtar Teherani nuk ka të drejtë të ndërmarrë një veprim të tillë agresioni. Edhe nëse shenjestër do të kishin qenë vetëm muxhahedinët, kjo mbetet gjithsesi një shkelje e qëllimshme e sigurisë kombëtare shqiptare”.

Pak ditë më parë, stukturat policore në të gjithë Shqipërinë u detyruan të stakojnë sistemin TIMS, sistem i cili përmban të gjitha gjeneralitetet e qytetarëve shqiptarë dhe të huaj, që hyjnë e dalin në pikat kufitare të të gjithë territorit. Jo vetëm gjeneralitetet, por i gjithë historiku penal është pjesë e tij. Arsyeja e nxjerrjes nga puna për rreth 24 orë të kësaj databaze, ishte detektimi se ai mund të ishte hackeruar.
Pas sulmit, qeveria akuzoi sërish grupet iraniane të hackerimit, duke qetësuar qytetarët se nuk kishte rrjedhje të rëndësishme të të dhënave. Sulmi i parë u shënua në muajin maj ndaj faqes zyrtare administrata.al dhe i dyti në muajin korrik, ndaj faqes e-albania, aty ku shqiptarët aplikojnë për marrjen e shërbimeve publike.
Duke iu referuar një raporti të kompanisë "Microsoft”, qeveria shqiptare tha se dyshohen katër grupe hackerimi, njëri prej të cilëve i lidhur me EUROPIUM – grup i njohur publikisht për lidhjet me Ministrinë e Inteligjencës së Iranit.
Amin Sabeti, ekspert i sigurisë kibernetike në Iran, thekson se sulmet në internet kryhen nga hakera të lidhur me qeverinë iraniane, IRGC, dhe Ministrinë e Informacionit, të cilat shënjestrojnë kundërshtarët politikë, gazetarët dhe aktivistët si brenda e jashtë vendit, dhe spiunët e qeverisë. "Republika Islamike nuk kishte sulmuar kurrë një vend tjetër në këtë nivel më parë, dhe kjo është hera e parë që ata synuan infrastrukturën e një vendi tjetër".
Ekspertët shqiptarë të kibernetikës janë të mendimit se në ditët e sotme duhet investuar më shumë tek siguria kibernetike. Redis Kostalli, konsulent i IT dhe themelues i "Cored”, thekson se sistemet shqiptare të sigurisë janë të prapambetura, me software të papërditësuar dhe vulnerabël, njëri prej të cilëve i tipit CVE-2019-0604. "Natyrisht, nëse niveli i sigurisë në serverat në fjalë mund të kishte qenë më i lartë, sulmet mund të ishin parandaluar. Por këtu po flasim në teori, pasi rrethanat mund të jenë varur nga shumë faktorë, dhe përgjegjësia do të përcaktohet nga organet përkatëse”, thotë ai për DW.

Në lidhje me kërcënimin e sigurisë kombëtare në rast se do të kishte sulme të tjera, Kolonel Demiraj mendon se Shqipëria, së bashku me partnerët e saj, është në gjendje të përballet me sukses në rast përshkallëzimi të situatës.
Analisti Shahi thekson, se NATO nuk ka zgjidhje tjetër përveç që të zgjerojë nocionin e saj të sigurisë kolektive dhe duhet të prezantojë parametra të rinj të sigurisë kibernetike, për të dërguar një mesazh të qartë se një sulm në internet kundër një anëtari të NATO-s është një sulm kibernetik kundër tërësisë së NATO-s.
According to Kostalli, Albanian institutions should invest more in technology. "I'm not saying to be afraid of cyber attacks, but to be aware that the internet world is like those ants that never rest. Both sides, the defenders and the attackers, have to work non-stop. He who stops, loses "./DW
The new Justice Reform package will intervene in the weak ...
The issue of Russian funding to political parties is a...
Journalist Klodiana Lala has brought back to the atten...
Shtatë organizata të mbrojtjes së të drejtave të gazet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolternberg k...
The testimony of Zuhair Alkwaf, the captain of the shi...
Analyst Armand Shkullaku says that Sali Berisha's reac...
The police prosecuted an 82-year-old woman from Narta,...
The demolition of 'Folie Terrace', one of the trendy c...
Skandali i financimit rus të Partisë Demokratike, në v...
The judge of the Court of Tirana, Artan Gjermeni submi...
In a statement for CNA.al, the journalist in the USA, Robe...
Russia has secretly given more than $300 million to po...
Journalist Klodian Tomorri has reacted after the Ameri...
Deputy Prime Minister Belinda Balluku has launched the...
The Court of the Judicial District of Tirana, with decisio...
After the request for the abolition of the fuel board, the...
Prime Minister Edi Rama has expressed his concern about Ru...
After the meeting of the Council of Ministers, the Minister ...
After the meeting of the Council of Ministers, the Ministe...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Millions of Europeans still apply for jobs without knowing...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...