web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Changes in the Justice Reform/ SPAK requires additional mandates, the Prosecutor's Office more powers

2022-09-14 22:41:31, Aktualitet CNA

Changes in the Justice Reform/ SPAK requires additional mandates, the

The new Justice Reform package will intervene in the weak points that have prevented the system from functioning properly in these 6 years. RTSH has seen the proposals of justice institutions, where the request to give special prosecutors and the head of SPAK the right to run for re-election, while the powers of the General Prosecutor are to be increased, stands out.

Për të kryer ndryshimet në ligjet e reja të drejtësisë, grupi i punës ka marrë sugjerime nga institucionet kryesore të drejtësisë. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës kanë propozuar disa ndryshime, të cilat RTSH i ka parë dhe analizuar.

Changes in the Justice Reform/ SPAK requires additional mandates, the

Në tërësi, propozimet synojnë të përmirësojnë disa defekte që janë vënë re gjatë zbatimit të reformës. Një nga synimet kryesore është të thjeshtohen kriteret për të bërë të mundur plotësimin me magjistratë të vendeve të shumta vakante në sistemin e ri të drejtësisë. Për këtë arsye, magjistratët do të hyjnë në sistem që në vitin e tretë, pa pritur të përfundojë gjithë cikli i Shkollës së Magjistraturës.

Mes propozimeve bie në sy, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion për t’u dhënë të drejtën e rikandidimit drejtuesit të SPAK-ut dhe prokurorëve të SPAK-ut. Aktualisht, prokurorët me një mandat 9 vjeçar dhe drejtuesi i SPAK-ut me mandat 3 vjeçar, nuk mund të përsërisin mandatin.

Changes in the Justice Reform/ SPAK requires additional mandates, the

SPAK vë në dukje se ky kufizim nuk është për asnjë institucion tjetër, as për Gjykatën e Posaçme, as për gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë me juridiksion të përgjithshëm.

“Për sa më sipër, propozojmë që ndryshimi të jetë për dhënien e të drejtës për të rikandiduar si për drejtuesin e Prokurorisë dhe për Prokurorët e Posaçëm”- thuhet në dokumentin e dërguar nga SPAK.

Edhe në një intervistë për RTSH më 12 shtator, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja la të kuptohej se mandati 3-vjeçar ishte i pamjaftueshëm.

“Proceset në fushën e krimit të organizuar, por dhe të korrupsionit, zgjasin një, dy apo dhe më shumë vite. Kështu që në aspektin formal, duken pak 3 vjet. Megjithatë kjo është çfarë ka vendosur ligji dhe unë nuk kam pse e diskutoj”, tha Kraja për RTSH.

Changes in the Justice Reform/ SPAK requires additional mandates, the

Ndryshime të tjera me interes ka propozuar dhe Prokuroria e Përgjithshme. Sugjerimet e këtij institucioni synojnë t’i japin më shumë kompetenca Kryeprokurorit në emërimin e drejtuesve të prokurorive, në pezullimin e tyre apo për ngritjen në detyrë të prokurorëve.

Sido që të jetë drafti final i ndryshimeve, ai duhet të kalojë përmes konsensusit politik, pasi ndryshime të tilla ligjore, kur nuk prekin Kushtetutën, kërkojnë të paktën 84 vota.

Changes in the Justice Reform/ SPAK requires additional mandates, the





Lajmet e fundit nga