web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dokumenti që rrëzon akuzat/ Shkolla “Harry Fultz” jep përgjigje për diplomën e Belind Këlliçit

2023-04-24 12:50:00, Aktualitet CNA
Dokumenti që rrëzon akuzat/ Shkolla “Harry Fultz” jep
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi është akuzuar nga mediat e Rilindjes dhe propagandës se ka falsifikuar dokumentacionet në Shqipëri dhe SHBA dhe se nuk ka përfunduar diplomimin e shkollës së mesme.

Sot ka dhënë përgjigje zyrtare shkolla "Harry Fultz". Kuptohet se mediat e gënjeshtra dhe të paguara nga paratë e korrupsionit të inceneratorëve kërkuan që të ngrenë gjynahin e radhës. Por përgjigjia e dokumentuar nga ana e shkollës i tregon të gjitha. 

Sipas dokumentit thuhet se, Këlliçi është regjistruar në shkollën Harry Fultz në klasën e 9 në shtator të 2001 pasi u rendit në listën e fituesve në konkursin e pranimit për vitin shkollor 2001-2002.

Sipas dokumentit ai ka kryer 4 vite studimi të ciklit 5 vjeçar të studimeve pranë Harry Fultz në drejtimin “Biznes”. Gjatë këtyre viteve ka pasur një vlerësim të lartë me notë mesatare 9.7 i klasifikuar në 5% të studentëve më të mirë të periudhës.

Në 2004-2005 qeveria studentore e shkollës Harry Fultz e zgjodhi President të Këshillit Studentor dhe aktualisht angazhohet “Harry Fultz” Alumni.

Më tej në dokument thuhet se në përfundim të klasës së 12 në përgjigje të kërkesës së tij për studime në SHBA pajiset nga shkolla me dokumentet përkatëse si Raportin shkollor me rezultatet për 4 vite, skelet kurrikul 2001-2005 dhe programet të detajuara për çdo lëndë, vërtetim (TIP) i cili sqaron në lidhje me zhvillimin në gjuhën angleze të 70% të teksteve dhe programeve mësimore.

Në fund sqarohet se kjo praktikë është ndjekur nga shumë nxënës të dalluar të periudhës 1997-2005 të cilët pas 12 viteve shkollimi në Shqipëri i kanë ndjekur studimet e mëtejshme në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Republikën Çeke për motivin e pajtueshmërisë kurrikulare dhe të krediteve përkatëse./ CNA.al

Dokumenti që rrëzon akuzat/ Shkolla “Harry Fultz” jep





Lajmet e fundit nga