web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Carlo Bollino: They are attacking me for "Behind the scenes" of the fines

2023-02-10 20:25:00, Aktualitet CNA
Carlo Bollino: They are attacking me for "Behind the scenes" of the
Carlo Bollino, journalist

Carlo Bollino, in an article in his media, has raised claims that he is being accused and attacked in connection with the ownership of the "Prapaskena" portal. In the clarification, through an article, Bollino writes that these are slanders and that many businessmen, politicians, ministers and ministers know this legend.

“Prej disa muajsh, me zë apo nën zë, më “akuzojnë” si pronar të një portali me emrin “Prapaskena”. Kjo është një shpifje që nisi fillimisht nga një biznesmen dashakeq, por tashmë, siç shpesh ndodh me admirimin e thashethemit në Shqipëri, kjo e pavërtetë është përhapur edhe mes shumë biznesmenësh, politikanësh, ministra e ministre”, shkruan Carlo Bollino.

Në hyrje të shkrimit të tij shkruan se janë shpifje ato që thuhen, megjithëse aty reklamohen gazetarë që punojnë e paguhen nga Carlo.

Në fakt nuk ka akuza dhe sulme ndaj tij. Ne si CNA kemi nxjerrë disa VKM ku tregohet se si qeveria i ka dhënë Carlo Bollinos disa prona me qira me 1 euro. Janë VKM që në të ardhmen mund të rishihen apo ndryshohen me Ligj në Kuvend, por sot ai ka nën administrim pronat dhe vazhdon shërbimin ndaj pushtetit të Rilindjes.

Më tej në shkrim Bollino shton se “Prapaskena” dhe pronari i saj janë një makineri për të prodhuar gjoba, kriminelë të informacionit.

“Prapaskena dhe pronari i saj janë një makineri për të prodhuar gjoba, kriminelë të informacionit”, e përmbyll shkrimin e tij Bollino.

Në fund kemi dy pyetje publike për zotin Bollino si gazetar me mbi 40 vite eksperiencë:

-Kush po të sulmon?

-Pse nuk thonë e ka Saliu, Luli, Meta, Rama, Mero, Fuga, PS, PD, LSI por të akuzojnë ty?/ CNA.al





18:35 TODAY

Skandali

Skandali i Charles McGonigal është kthyer në kryefjalë...

Lajmet e fundit nga