web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha i kundërpërgjigjet Ballës/ “Mos më bëj të tregoj si të nxirrte sekretari te qershia”

2023-07-06 12:22:00, Aktualitet CNA

Berisha i kundërpërgjigjet Ballës/ “Mos më bëj

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë përplasur sot në Kuvend gjatë debateve për projektligjin e qeverisë që kufizon studentët e mjekësisë për tërheqjen e diplomës pas përfundimit të studimeve.

Në fjalën e tij Balla e ka quajtur Berishën ish-mjekun e Enver Hoxhës dhe familjes së tij dhe një politikan jetim që nuk ndiqet më nga njerëzit.

Në kundërreplikë Berisha e ka cilësuar Ballën si një eksponent kryesor të botës së krimit në Shqipëri dhe si përfaqësues i klaneve mafioze në vend.

Ndër të tjera në kundërsulm Berisha i kujtoi Ballës historinë te qershia duke e këshilluar të mos e nxisë të flasë për këtë pjesë.

Shpifës, pjesë e botës së krimit, është një person që përfaqëson klanet më mafioze të vendit.

Mos prisni kurrë që kjo racë e shpifur që ka pushtuar parlamentin të mendojë me urrejtje për ju.

Se kam vizituar kurrë dhe s’kam kërkuar ta vizitoj.

Do të tregoj kur sekretari i parë të nxirrte te qershia. Po do të tregoj pse të nxirrte te qershia sekretari i parë ty”, tha Berisha./ CNA





Lajmet e fundit nga