web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla, këmbëngul/ “Nuk ka rrjedhje të të dhënave nga sistemi TIMS”

2023-08-30 13:59:00, Aktualitet CNA

Balla, këmbëngul/ “Nuk ka rrjedhje të të dhënave

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka këmbëngulur duke deklaruar se nuk ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS.

Ai tha se lajmet që qarkullojnë nuk janë të vërteta dhe se janë përhapur nga ata që janë larguar dhe kanë patur ankesa apo kritika nga ata që kanë marrë detyrën tani.

Balla siguroi qytetarët se nuk ka patur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS.

Ju bëni dhe pyteje dhe jepni përgjigjet. E para është shumë e qartë se në media gjithmonë edhe dyshimet bëhen fakte të kryera. E vërteta është ndryshe. Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik në verën e  2022 dhe nga ai moment institucionet po marrin masat për të rritur digat mbrojtëse nga çdo formë e sulmit. Nuk di të ketë një vend që të mos ketë qenë nën sulm kibernetik.

SHBA sapo ka asgjësuar një nga bandat më të mëdhaja që njeh shteti.

E vërteta është se jemi në një betejë. Nuk ekziston asnjë prej atyre shqetësimeve se ka patur rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS. Ata që janë larguar mund të kenë ankesa kritike mund të ngrenë dyshime për punën që bëjnë ata që janë marrë në punë.Asnjë e dhënë nuk ka rrjedhur”, tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga