web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli Basha, në delir/ Bëhet i “guximshëm”: Do kthejmë PD në alternativën e shqiptarëve

2023-08-30 10:15:00, Aktualitet CNA

Luli Basha, në delir/ Bëhet i “guximshëm”: Do

Lulzim Basha, i njohur për humbjet e tij të njëpasnjëshme dhe qëndrimin e tij në opozitë prej vitesh radhazi, së bashku me petritat e tij, do të mbajnë Kuvendin Kombëtar në datën 2 shtator.

Basha thotë se ka marrë guximin për të ndryshuar dhe për të pranuar gabimet e së shkuarës ,e për të mësua prej tyre.

Por ajo që është më delirante është kur thotë se do ta kthejë Partinë Demokratike në aletrantivën që shqiptarët meritojnë.

Nuk e dimë nëse Basha e ka marrë gjithë këtë guxim nga zgjedhjet e “jashtëzakonshme” të 29 Korrikut, ku në disa prej qarqeve mezi kaloi numrin e 50 votave.

“Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00  Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thuhet në njoftim./ CNA





Lajmet e fundit nga