web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e SHBA-së ndan mesazhin e Rubio-s: Kush përbën kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme, do t’i heqim vizën

2026-02-20 14:10:00, Aktualitet CNA

Ambasada e SHBA-së ndan mesazhin e Rubio-s: Kush përbën

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë mesazhin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një postim në rrjetet sociale.

Rubio shprehet se do t’i hiqet viza çdo vizitori, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën e jashtme të SHBA-së dhe sigurinë kombëtare.

Postimi i ambasadës:

SEKRETARI RUBIO: Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën.

Rubio e ka bërë këtë deklaratë në një konferencë të përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Politikani amerikan vizitoi Budapestin pak ditë më parë, duke u bërë kështu zyrtari më i lartë amerikan që viziton kryeqytetin hungarez që nga vizita e ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, i cili kishte vizituar Hungarinë dhe pesë vende të tjera në kuadër të një turi europian rreth shtatë vite më parë, në vitin 2019. /CNA





Lajmet e fundit nga