
Kompania Integrated Energy, në hetim nga SPAK për skemë të madhe mashtrimi me fondet publike për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, mori me datën 25 janar 160 milionë lekë (1,5 milionë) euro nga Thesari si pagesa nga Bashkia e Tiranës në dy fatura të ndryshme secila me mbi 80 milionë lekë, sipas të dhënave nga “Open Data Albania (shiko tabelën bashkëngjitur.)
Faturat janë regjistruar në thesar me datën 26 janar dhe janë paguar menjëherë me 29 janar në përshkrimin “Ndërtim landfill, Incenerator dhe rehabilitimin e vend depozitimit të mbetjeve dhe prodhim e energjisë elektrike”.
Kjo shumë përfaqëson detyrimet e fundit të 2023-t, pasi siç tregon përshkrimi i faturës janë situacionet për muajin tetor dhe nëntor të vitit 2023.
Vetëm në janar të vitit 2024, kompania Integrated Energy BV SPV përgjegjëse për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është paguar nga thesari i shtetit me rreth 2.1 milionë euro, nga të cilat mbi 600 mijë ishin pagesa të prapambetura të Bashkisë së Durrësit dhe 1,5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës.
Ndryshe nga investimet e tjera publike inceneratori i Tiranës, i Elbasanit dhe i Fierit kanë marrë pagesa të rregullta në nga buxheti.
Operatorët e tjerë që kanë kontrata e qeverinë presin me muaj pagesën e faturave. Megjithë presionin e opinionit publik dhe shoqërisë civile, kur tashmë është vërtetuar se inceneratori i Tiranës nuk ekziston qeveria dhe Ministria e Financave nuk po sqarojnë faktin se si paguhen fatura pa u kryer punime.
Ligjet që rregullojnë buxhetin e shtetit vijnë në krye të hierarkisë ligjore për nga rëndësia që kanë. Taksapaguesit shqiptare financojnë një seri strukturash ligjore që e kanë për detyrë që të mos çelet asnjë lek nga thesari për punë të pakryer.
Të dhënat e Ministrisë së Financave në relacionin e projektbuxhetit 2024 tregojnë se nga viti 2017 deri në fund të vitit 2023 janë paguar nga buxheti shtetit rreth 122 milionë eurove ndaj tre inceneratorëve, prej të cilëve asnjëri nuk punon.
Shqipëria ka nevoja të mëdha infrastrukturore bazë të tilla si rrugë me standarde, furnizim të rregullt me ujë dhe energji të zonave rurale, por qeveria orientoi fondet publike në disa projekte korruptive, të cilat edhe pse u vërtetuan si të tilla, vijuan të marrin fonde në mënyrë të rregullt nga buxheti i shtetit.
Ndryshe nga projektet e tjera të investimeve publike të cilat marrin gati 50 për qind të financimeve vjetore në muajin dhjetor, madje janë krijuar edhe detyrime të prapambetura, për inceneratorët pagesat kryhen me një korrektësi të paprecedente./Monitor
RCC launches the Western Balkan Stakeholder Platform f...
Journalist Spartak Koka has revealed details of the situat...
This Friday we are introducing you to some of the main pre...
Former president Rexhep Meidani in a TV interview comm...
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija ka treguar...
Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve Admir Abrija për emisio...
Gazetari Spartak Koka ka treguar detaje nga situata në...
The chairman of the Parliamentary Group of the DP, Gaz...
About 73% of Albanian judges have more than 100,000 euros ...
The former chief prosecutor Elisabeta Imeraj, in the s...
Kreu i grupit të PD-së,m Gazment Bardhi ka folur për incen...
The director of the local police of Shkodra, Edmond Su...
Lulzim Basha është katandisur si mos më keq, pasi shumica ...
Former Prime Minister Sali Berisha has invited all young p...
The return of the Assembly to the battlefield is no lo...
DP MP Ina Zhupa has spoken about the chaos in the Asse...
Arrestohet në Dubai me qëllim ekstradimin në Shqipëri,...
GJKKO has again dismissed the request of former Prime Mini...
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Luksembu...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy personat e akuzua...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
Today, our country will be under the influence of stable a...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
Marine Le Pen is entering the decisive phase of the presid...
Member states of the International Criminal Court voted to...
From the declining role of exports to new public investmen...
South Korea is becoming one of the most sought-after desti...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.7 lek and so...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...