
Erion Veliaj vijon pagesat për kërkuarit e drejtësisë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për aferën qindra mln lekë të inceneratoreve. Përgjatë muajit dhjetor, kryebashkiaku i Tiranes ka dhëne 800 mijë euro për landfillin e Sharrës të sekuestruar nga SPAK. E teksa Partia Demokratike vijon çdo ditë denoncimet publike me fakte dhe prova që implikojnë Veliajn në këtë koncesion abuziv, dhe se KLSH ka nxjerre raporte se pagesa për ton është e fryrë, SPAK nuk guxon as ta hetojë, duke e bërë atë të paprekshëm nga ligji.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ndjen veten të paprekshëm nga ligji, megjithëse Partia Demokratike ka publikuar prej javësh fakte e dokumente se ai sillet si pronari real i koncesionit të mbetjeve në Sharrë. Pa pasur asnjë kompleks përballë prokurorëve të SPAK-ut, të cilët nuk guxojnë të hetojnë rolin e tij në aferën koncesionare, Veliaj vijon i pashqetësuar pagesat qindra milionë lekë për kompanisë e vendosur nën sekuestro, “Integrated Energy bv”.Në ditët e fundit të vitit 2023, e konkretisht në datat 22 dhe 27 dhjetor, Bashkia e Tiranës ka kryer tre transaksione në favor të kompanisë koncesionare me vlerë totale mbi 800 milionë lekë të vjetra ose rreth 800 mijë euro.
Të dhënat për këtë dhuratë për Vit të Ri të kryebashkiakut Veliaj ndaj dyshes Klodian Zoto-Mirel Mërtiri janë publikuar vetëm këtë të mërkurë nga Ministria e Financave, e cila nga ana e saj kishte mbi tre javë që nuk raportonte për pagesat e kryera nga Thesari i Shtetit. Sipas informacionit zyrtar, Bashkia e Tiranës ka kryer dy pagesa në datë 22 dhjetor dhe një pagesë të tretë në 27 dhjetor. Veliaj është i vendosur të paguajë tarifën e plotë për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, megjithëse dy institucione, e konkretisht Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion kanë dalë në konkluzion të njëjtë se pagesa 29 euro për ton mbeturina është e fryrë dhe abuzive.
SPAK po zhvillon prej tre vitesh hetime për hartimin dhe zbatimin e kontratës për ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Sharrës, me kosto koncesionare 128 milionë euro dhe kosto operimi 30-vjeçare që mund të kalojë 1 miliard euro. Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare, si edhe ka arrestuar disa zyrtarë të nivelit të ulët e të mesëm, të cilët janë marrë me dokumentet e koncesionit.Ndërkohë, prokurorët e posaçëm, të paktën deri më tani, kanë dëshmuar se nuk kanë guxim të shkojnë tek nivelet e larta të zyrtarëve, tek vendimmarrësit e vërtetë të aferës së inceneratorit inekzistent të Tiranës./Syri.net
Gazetari Klodian Tomorri në një postim në rrjetet sociale ...
The case against Kreshnik Hajdar, the mayor of Kuçova, is ...
The former Minister of Defense Fatmir Mediu was summoned t...
The Assembly of the Academy of Sciences approved the n...
During the night and in the early hours of the morning...
Ylli Pinari, former director of the "Meico" company, appea...
Vlefta Bejko, Shefe e Urgjencës në Spitalin e Korçës s...
Prime Minister Edi Rama published this Wednesday morni...
The head of the department of foreign relations in the...
Arian Çani has commented on the appointment of Blendi ...
The General Secretary of the SP, Blendi Klosi, has sum...
A resident of Shqiponjë village of Stravaj Municipality in...
The Albanian government announced that it will announc...
Prime Minister Edi Rama has shared some photos from to...
Gjuha e përdorur në analizën e rezultateve të testit P...
Former Prime Minister Sali Berisha has commented on the ap...
In Tirana, the Constitutional Court is expected to hol...
Today, a 71-year-old man died as a result of the flu. The ...
New details have been learned from the informal meetin...
The former Minister of Health, Ilir Beqaj, has complet...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
Three people were shot and wounded in Elbasan last night b...
A serious incident occurred this Tuesday in the Yrshek are...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
The spokesman for the Iranian Foreign Ministry warned Bulg...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Construction company licenses will have a validity period ...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...