
Eksportet e vajit të ullirit arritën vlerën e 25 milionë eurove për 8 muaj, me rritje vjetore 665% në të njëjtën periudhë.
Sezonin e kaluar prodhimi i ullirit dhe vajit njohu rekorde si rrjedhojë e kushteve të mbara të motit dhe hyrjes në prodhim të pemishteve të reja.
Nga ana tjetër prodhuesit më të mëdhenj të ullirit në Europë, Italia dhe Spanja u përballën me thatësirë që çoi në ulje drastike të vajit në tregjet europiane. https://www.monitor.al/thatesira-ne-spanje-e-itali-shpeton-vajin-shqiptar-te-ullirit-2/
Ky ishte një moment i mirë për Shqipërinë, pasi fermerët shqiptarë që kishin akumuluar stoqe prej dy-tri vitesh i eksportuan drejt Italisë. Të ardhurat nga eksportet e vajit të ullirit u shndërruan në burim të mirë të financimi për kultivuesit dhe përpunuesit e vajit të ullirit.
Zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, pohoi më herët për “Monitor” se duke marrë në konsideratë efektet e ndryshimeve klimatike që sollën thatësirën në vendet kryesore prodhuese dhe eksportuese të Evropës janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi për nxitjen e eksporteve të ullirit dhe vajit të ullirit në tregun italian dhe evropian.
Burimet nga tregu bëjnë me dije se edhe ky sezon do të jetë i mbarë. Prodhimi nuk pritet të jetë në përmasat e vitit të kaluar, por është i mjaftueshëm për të mos krijuar mungesa në tregun e brendshëm.
Vijimësia e eksportit edhe këtë sezon do të vendoset nga prodhimi në vendet e tjera të Evropës, por përvoja e këtij viti ka qenë pozitive për shumë fabrika të cilat kanë nisur të investojnë për rritjen e kapaciteteve të magazinimit.
Ciklet e prodhimit dhe të trajtimit të ullishteve janë rritur vitet e fundit, por mungojnë investimet në kapacitetet magazinuese. Fabrikat e zakonisht përpunojnë ullirin në favor të fermerëve kundrejt një tarife dhe nuk kanë tankera inoksi për ruajtjen e vajit në kushte optimale. Duke qenë se mungojnë linjat profesionale të magazimit dhe ruajtjes, vaji i ullirit u shit me çmime shume më të ulëta se të vendeve të tjera.
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se një litër vaj ulliri u eksportua mesatarisht me 355 lekë. Gjithsej u eksportuan 7500 tonë vaj me një vlerë rreth 26 miliardë lekë në janar-gusht 2023.
Pavarësisht çmimit të ulët, eksporti i vajit çliroi depot e fermerëve të cilët kishin akumuluar stoqe për tri vite rresht./Monitor.al
Sot, më 20 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 19 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në se...
Sot, më 18 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 17 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...
Sot, më 16 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 15 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të...
Sot, më 14 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënuar nj...
Treguesit e punësimit përgjithësisht u përmirësuan në trem...
Sot, më 13 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.7 l...
Sot, më 12 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 l...
Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ...
Sot, më 11 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
A ia vlen të investosh në Shqipëri? Duke parë rregullat m...
Sot, më 10 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
Sot, më 9 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 8 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 le...
Sot, më 7 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 le...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...