
Thellohet rënia e monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit, 10 shtator 2023
Sot, më 10 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
A ia vlen të investosh në Shqipëri?
Duke parë rregullat mbi korporatat dhe nivelin e taksave, ka shumë avantazhe për kompanitë italiane që dëshirojnë të vlerësojnë mundësinë e investimet në “vendin e shqiponjave”, sidomos në sektorin e turizmit.
Në Shqipëri mund të krijojnë shoqëri aksionare si personat fizikë po ashtu edhe ata juridikë, ndërsa lejohen aksionerët e huaj.
Në strukturën e korporatave kemi modele të ngjashme me ato italiane: shoqëri kolektive, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri aksionere. Forma më e zakonshme e korporatës në Shqipëri është shoqëria me përgjegjësi të kufizuar (sh.pk). Për të krijuar një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.pk) shuma minimale e kapitalit aksionar të kërkuar nga ligji është 100 Lekë (rreth 0.91 euro). Dhe vlen të theksohet se procedurat për funksionalizimin e një sh.pk (themelimi, regjistrimi dhe pajisja me numër fiskal) janë shumë më të thjeshta dhe më të shpejta se në Itali.
Ndërkohë kostoja e regjistrimit të shoqërisë tregtare në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit (QKR) është 100 Lek (e barabartë me afro 0.91 euro). Përfaqësuesi ligjor i një shoqërie shqiptare mund të jetë edhe shtetas italian. Kapitali aksionar mund të mbahet edhe nga një aksioner i vetëm, qoftë italian apo shqiptar.
Të ardhurat nga marrëdhëniet e punës përjashtohen deri në shumën 30 mijë lekë (rreth 273 euro). Përtej këtij kufiri tatohen nga 13 deri në 23 për qind. Secili punëdhënës mban tatimin mbi të ardhurat personale mbi pagën e punonjësit dhe tatimin e mbajtur në burim i paguan organeve tatimore brenda datës 20 të muajit pasardhës.
Të gjitha të ardhurat e tjera përveç të ardhurave nga punësimi i nënshtrohen një tatimi në masën 15 për qind. Sa i përket sigurimeve shoqërore, punëdhënësit duhet të deklarojnë dhe paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për çdo punonjës të barabartë me 27.9 për qind të pagës mujore, nga të cilat 16.7 për qind (15 për qind sigurime shoqërore dhe 1.7 për qind shëndetësore) paguhen nga punëdhënësit dhe 11.2 për qind (9.5 për qind sigurime shoqërore dhe 1.7 për qind sigurime shëndetësore) paguhet nga punëmarrësi.
Tatimi mbi të ardhurat e personave juridikë, përcaktohet duke aplikuar normën e zakonshme prej 15 për qind për të ardhurat e tatueshme. Duke nisur nga viti 2021, për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe për të reduktuar barrën tatimore, kompanitë me xhiro nga 0 deri në 8 milionë lekë (rreth 73 mijë euro) nuk paguajnë taksa.
Kompanitë që kryejnë veprimtari të zhvillimit të softuerëve, si dhe ato që kryejnë veprimtari bujqësore të certifikuara si “agroturizëm”, i nënshtrohen një norme të reduktuar prej 6 për qind. Baza tatimore përcaktohet nga rezultatet e pasqyrave financiare vjetore, të cilat duhet të dorëzohen deri më 31 mars të vitit pasardhës.
Tatimi mbi vlerën e shtuar është në masën e zakonshme 20 për qind, ndërsa për shërbimet e akomodimit, shërbimet e kualifikuara si pushimet në fermë, shërbimet reklamuese, projektet e ndërtimit për objektet dhe infrastrukturat sportive, norma e aplikueshme ulet dhe është e barabartë me 6 për qind.
Ndërkaq, i nënshtrohen TVSH-së të gjithë personat fizikë dhe juridikë që kryejnë furnizime të tatueshme dhe që kanë një xhiro vjetore mbi 10 milionë lekë (afro 91 mijë euro). Personi i tatueshëm mund të zgjedhë të ndjekë regjimin normal të TVSH-së, nëse xhiroja vjetore është më pak se 10 milionë por më e madhe se 5 milionë (rreth 46 mijë euro).
Është interesante të theksohet se kompanitë që ushtrojnë biznes hotelerie të klasifikuar si me 4 ose 5 yje dhe resorte të standardeve ekuivalente, janë të përjashtuara për 10 vjet nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave. Ky subvencion është i kushtëzuar me njohjen e këtij statusi brenda dhjetorit 2024.
Në lidhje me zhvillimin e turizmit, Shqipëria ofron stimuj të ndryshëm për investitorët në sektorin e turizmit, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe ngritjen e standardeve sipas vlerës së investimit.
Qeveria garanton financimin e projekteve në fushën e arsimit, promovim dhe trajtimit, apo të modele të produkteve turistike të paraqitura nga çdo subjekt, përfshirë edhe kompanitë të huaja. Tatimi mbi pasurinë e paluajtshme zbatohet për pasurinë e paluajtshme, përfshirë tokën bujqësore dhe godinat që përdoren për veprimtari prodhuese.
Taksa, e llogaritur në bazë vjetore, përcaktohet duke aplikuar një normë për vlerën e pronës që varion nga 0.05 për qind për pronat rezidenciale në 0.2 për qind për ato komerciale. Edhe në Shqipëri aplikohet faturimi elektronik, që parashikon dërgimin në kohë reale të të gjitha faturave të lëshuara nga tatimpaguesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Shqipëri (DPT).
Ekziston një platformë qendrore e faturimit (Central Information System-CIS), në të cilën duhet të dërgohen të gjitha faturat për vërtetim. Kontabilistët dhe konsulentët e punës mund t’i ndihmojnë kompanitë italiane në vlerësimin e avantazheve që rrjedhin nga mundësitë e investimit në Shqipëri, si në aspektin e kthimit ekonomik ashtu edhe në atë të taksave./ Përshtatur nga CNA
Sot, më 10 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 lek...
Sot, më 9 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 8 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.8 le...
Sot, më 7 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.7 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 le...
Sot, më 5 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99 ...
Sot, më 4 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
"Kredo Financë" është një kompani që e klasifikon veten në...
Në fund të pushimeve të verës, kancelari Olaf Scholz d...
Sot, më 3 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 2 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 le...
Sot, më 1 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burime...
Sot, më 31 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98 lekë ...
Ndonëse monedha vendase është leku, dhe të ardhurat e pjes...
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld ...
Sot, më 30 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 le...
Sot, më 29 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.3 le...
Pavarësisht ankesave e pakënaqësive që shqiptarët shprehin...
Sot, më 28 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 lek...
Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mi...
Emisioni Fiks Fare rikthen përsëri problematikën e fëmijëv...
Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kl...
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e dje...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detajet për përplas...
Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasë...
Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën ...
Mushkonjat janë ‘fatkeqësia’ e jetës së shumë njerëzve...
Disa orë pasi Republika Popullore e Kinës festoi ditëlindj...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të martën për të lejuar një sf...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare,...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...
Ndërsa ekonomia nuk arriti të rimëkëmbej as në tremujo...
Sot, më 3 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.2...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...