Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

"Kredo Financë" është një kompani që e klasifikon veten në kategorinë e sipërmarrjeve "fintech". Në botën moderne kjo kategori nënkupton firmat inovative, të cilat përdorin teknologjinë për të përmirësuar shërbimet financiare tradicionale. Por pas fjalës "fintech", në rastin e Kredos fshihet një model problematikë biznesi. Dhe ky model është i thjeshtë.
Kompania ka një portofol parash, të siguruara nga aksionerët e saj apo përmes humarrjes nga investitorë të ndryshëm në disa platformave të caktuara si Mintos. Këto para ajo ua jep hua qytetarëve apo bizneseve shqiptare në formën e mikrokredive të shpejta, pa kolateral. Shuma e tyre mund të arrijë deri në 600 mijë lekë, ose 5 mijë e 500 euro. Ky është biznesi i "Kredos" dhe të ngjashmëve të saj.
Sipas të dhënave nga bilanci, në fund të vitit të kaluar stoku total i huave që "Kredo Finance" ka dhënë për qytetarët shqiptarë arriti në 3.3 miliardë lekë ose 30.5 milionë euro. Për këtë portofol kredish, kompania arkëtoi vitin e kaluar 2.5 miliardë lekë të ardhura nga interesat, gjobat, komisionet dhe tarifat e shtyrjes së kredive. Pra, 76 për qind të ardhura mbi stokun e kredive.
Me pak fjalë, modeli i biznesit të "Kredos" është ky. Për cdo 100 lekë që kompania ka dhënë kredi, ajo gjeneron 76 lekë të ardhura në vit nga interesat dhe kostot e tjera që u ngarkohen kredimarrësve. Zyrtarisht quhet "fintech". Në të vërtetë është kredidhënie grabitqare.
Debatet për normat e lartë të interesit dhe praktikat jo etike nga kompanitë e mikrokredive të shpejta e detyruan Bankën e Shqipërisë që në vitin 2021 të vendoste tavan mbi normat e interesit të tyre. Për kreditë me këste deri në shumën 200 mije lekë, interesi efektiv 1-vjeçar u kufizua në 118.96 për qind. "Kredo" lundron në limitet e këtij kufiri.
Sipas të dhënave që publikon BSH për muajin gusht të këtij viti, norma efektive e aplikuar nga "Kredo" ishte 115 për qind, 108 për qind, 103 për qind dhe 108 për qind në vit respektivisht për kredinë 1-vjeçare, atë 2-vjeçare, kredinë 3-vjeçare dhe atë 4-vjeçare.
Institucionet e specializuara dhe ekspertët ndërkombëtarë të financave kanë përcaktuar se norma maksimale e një kredie që të quhet e përballueshme duhet të jetë deri në 36 për qind në vit. "Kredo" po i ngarkon qytetarët shqiptarë mbi 3 herë më shumë se ky interes. Me pak fjalë, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në të vërtetë nuk ka zgjidhur asgjë.
Mikrokredia e shpejtë në Shqipëri realisht është “kredi grabitqare” e maskuar nën fjalën "fintech". Dhe Banka e Shqipërisë rri e vështron. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse fajde e legalizuar me ligj. Dhe në fund pyetja që shtrohet natyrshëm është; kujt i duhet ky model biznesi?
Avokatët e mikrokredisë thonë se këto kompani shërbejnë për një segment konsumatorësh, të cilët nuk kanë akses në banka. Ndërsa normat e larta me faktin se kreditë jepen pa garanci dhe kanë risk të lartë moskthimi. Sipas tyre, ky model biznesi i tillë është. Por Banka e Shqipërisë nuk ka asnjë studim, se cilët kategori konsumatorësh marrin kredi në këto institucione. Çfarë bëjnë ata me këto para dhe si preken financiarisht personat që hyjnë në sipiralen e borxheve të shpejta, që ofrojnë mikrokreditë?
Më tej akoma çfarë fiton ekonomia nga ky model biznesi, i cili është i kalbur gjer në palcë dhe që sot në Evropë lejohet masivisht vetëm në 3 apo katër vende? Ato janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Bosnja. Askund në Bashkimin Evropian. A ndihet Banka e Shqipërisë komode nga kjo që rri e vështron, teksa mijëra qytetarë zhyten në spiralen mjeruese të kredive grabitqare, që u shiten si inovacion financiar?/ Oligarkia.al
Në fund të pushimeve të verës, kancelari Olaf Scholz d...
Sot, më 3 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Sot, më 2 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.5 le...
Sot, më 1 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.2 le...
Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burime...
Sot, më 31 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98 lekë ...
Ndonëse monedha vendase është leku, dhe të ardhurat e pjes...
Qeveria e Shqipërisë ka harxhuar 213 miliardë lekë (2 mld ...
Sot, më 30 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 le...
Sot, më 29 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100.3 le...
Pavarësisht ankesave e pakënaqësive që shqiptarët shprehin...
Sot, më 28 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 lek...
Sot, më 27 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 lek...
Sot, më 26 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100 lekë...
Sot, më 25 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 100 lekë...
Sot, më 24 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 98.5 lek...
Sot, më 23 gusht 2023, dollari amerikan blihet me 97.4 lek...
Pagesat me kartë bankare janë rritur ndjeshëm edhe në gjys...
Sot, më 22 gusht 2023, Dollari amerikan blihet me 96.6...
Emigrantët në Kosovë kanë dërguar gati 633 milionë euro në...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...