Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e rij të fundit se ekonomia shqiptare do të përballet me disa rreziqe në rritje vitin e ardhshëm, që vijnë nga faktorë të brendshëm, si rreziqet e shtuara klimatike, problematika që është krijuar në mungesën e fuqisë punëtore si rrjedhojë e emigrimit të lartë dhe uljes së popullsisë.
Në raport, Komisioni tha se ekonomia pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024.
“Pas zgjerimit të fortë në vitin 2022, që arriti në 4.8%, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të zbutet në 3.5% në 2023 dhe 3.1% në 2024, pasi konsumi privat parashikohet të ngadalësohet për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe ecurisë më të dobët të punësimit”, thuhet në raport.
KE: Rritja e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 2023 dhe 2024, nga çmimet e larta dhe efekti i forcimit të lekut tek eksportet
Por, edhe kjo perspektivë është subjekt i rreziqeve në rritje, sipas KE-së, kryesisht për shkak të ekspozimit të lartë të Shqipërisë nga ndryshimet klimatike, mungesës në rritje të fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të emigracionit dhe ecurisë negative të popullsisë.
Në raportin e fundit për zgjerimin, Komisioni theksonte përpjekjet e mëdha dhe investimet që duhen për t’u përshtatur me zhvillimet klimatike.
“Shqipëria është shumë e ekspozuar ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike. Rritja e nivelit të detit, si dhe përmbytjet/thatësirat pritet të ndikojnë ndjeshëm në shoqëri, infrastrukturën publike dhe aktivitetet ekonomike.
Prandaj, duhet të miratohen planet e menaxhimit të rrezikut klimatik në të gjitha nivelet dhe infrastrukturat kryesore jetike duhet të jenë të mbrojtura nga klima, për të rritur qëndrueshmërinë e vendit ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike”.
KE thotë se edhe Banka e Shqipërisë duhet të analizojë ekspozimin e sistemit financiar dhe rreziqet e kredisë të lidhura me ndryshimet klimatike.
Një tjetër rrezik lidhet me varësinë e lartë që vendi ka nga hidrocentralet për gjenerimin e energjisë, që e bën të brishtë ndaj ndryshimeve klimatike.
“Vendi është një importues neto i energjisë elektrike me rreth 30% në vit, pasi energjia hidroelektrike nuk mjafton për të mbuluar nevojat e saj.
Nevojitet progres në ndërlidhjen e energjisë me vendet fqinje dhe ngritjen e një tregu të integruar rajonal të energjisë, për të forcuar sigurinë e furnizimit dhe për të krijuar mundësi për zhvillimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër.
Diversifikimi në burimet e mëdha diellore dhe të erës do të përmirësonte ndjeshëm sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe do të reduktonte cenueshmërinë e saj ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike”.
Problematika në gjetjen e fuqisë punëtore, si rrjedhojë e emigrimit të lartë dhe rënies graduale të popullsisë, është një tjetër rrezik për ekonominë.
“Pavarësisht përmirësimit të situatës së tregut të punës, emigracioni u rrit me 10.5% krahasuar me vitin 2021, duke çuar në një ulje të popullsisë me 1.1% në vitin 2022.
Kjo gjithashtu kontribuon në plakjen e popullsisë dhe godet financimin e sistemit të pensioneve, në të cilin Shqipëria tashmë ka një raport të ulët të kontribuuesve ndaj përfituesve”, thotë KE në raportin e zgjerimit.
Raporti e vë theksin te rritja e shqetësimeve të biznesit, si rrjedhojë e mungesës së fuqisë punëtore.
“Ekziston një perceptim në rritje se vështirësitë në rekrutimin e fuqisë punëtore të kualifikuar po bëhen pengesë për biznesin dhe sipërmarrësit po kërkojnë gjithnjë e më shumë masa nga qeveria për të ndihmuar në mbajtjen e punëtorëve dhe për të ofruar stimuj për kthimin e diasporës”./ Revista Monitor
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë pë...
Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, është shprehur se ç...
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në ...
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm...
Sot më 5 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 lek...
Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...