Euro, paundi dhe franga "prekin fundin"/ Kursi i këmbimit, 7 dhjetor 2023
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...

Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar një rënie të ndjeshme në fillimin e muajit dhjetor.
Treguesi kryesor benchmark i përdorur për kuotimin e huave në monedhën evropiane, Euribori 12-mujor, këtë javë ka rënë në nivelin më të ulët të shtatë muajve të fundit.
Në datën 5 dhjetor, Euribori 12-mujor zbriti në nivelin e 3.78%, niveli më i ulët që nga muaji maj i këtij viti.
Në muajin nëntor, inflacioni në Eurozonë pësoi një rënie në 2.4%, niveli më i ulët që prej korrikut të vitit 2021. Rënia më e fortë se pritshmëritë e inflacionit ka forcuar besimin në tregje se cikli i shtrëngimit të politikës monetare në Eurozonë ka arritur tashmë pikun. Madje, rënia e inflacionit ka ngjallur shpresën se duke filluar nga viti i ardhshëm Banka Qendrore Evropiane mund të fillojë uljen e normave të interesit.
Këto pritshmëri janë përcjellë në një ulje të ndjeshme të normave të interesit në tregjet evropiane. Euribori 12-mujor pësoi rënie me pothuajse 0.3 pikë përqindje në harkun e një jave.
Këto zhvillime sjellin lajme të mira për kredimarrësit shqiptarë që kanë kredi në monedhën e përbashkët evropiane, të cilët në dy vitet e fundit janë përballur me rritje graduale të normave të interesit.
Banka Qendrore Evropiane prej një viti e gjysmë po ndjek një cikël të shtrëngimit drastik të politikës monetare, që e çoi normën bazë në nivelin më të lartë historik prej 4.5%. Kjo politikë bëri që Euribori të ndiqte rritjen e normës bazë dhe në shtator të këtij viti arriti në pothuajse 4.2%, niveli më i lartë në 15 vjet.
Kreditë me norma të ndryshueshme interesi në euro zakonisht janë të ndërtuara mbështetur në ecurinë e Euriborit 12-mujor, të cilit i shtohet një marzh fiksi interesi. Norma e interesit rivlerësohet të paktën një herë në vit, për të reflektuar ndryshimet e Euriborit në kohë.
Rritja e Euriborit ka bërë që normat e interesit të kredive të rriten ndjeshëm dhe kanë ndikuar në frenim të ndjeshëm të kreditimit në euro nga sektori bankar shqiptar.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për muajin shtator, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në euro arriti në 5.64%. Ky është niveli më i lartë i shënuar qysh kur Banka Qendrore Evropiane nisi rritjen e normave të interesit vitin e kaluar. Ndryshimi mes interesit mesatar të kredive për shtëpi në lekë dhe atyre në euro arriti në 1.51%, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
Një një pjesë e kredimarrësve madje i kanë konvertuar kreditë nga euro në lekë, për shkak të normave më të favorshme të interesit.
Për kredimarrësit me të ardhura në lekë, rritja e normave të interesit të euros është balancuar nga efekti pozitiv i kursit të këmbimit. Por, për huamarrësit me të ardhura po në euro, kostoja e huave është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kreditë në valutë të huaj përbënin 50.3% të portofolit total të sektorit bankar në mesin e këtij viti. Nga ana tjetër, teprica e kredive në valutë të pambrojtura nga kursi i këmbimit (kur të ardhurat janë të ndryshme nga monedha e kredisë) përbënin 32.3% të kredive në valutë, ose 16.2% të totalit të kredisë./ Monitor
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë pë...
Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, është shprehur se ç...
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në ...
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm...
Sot më 5 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 lek...
Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen m...
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...
Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesor...
Sot më 1 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.5...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...