Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm krahasuar me nivelet maksimale vjetore që shënuan mes muajve shtator dhe tetor.
Në fillim të kësaj jave, nafta Brent tregtohej pranë vlerës së 78 USD për fuçi, ndërsa në fund të muajit shtator, çmimi i naftës bruto arriti nivelin më të lartë për vitin 2023, me 96.55 USD për fuçi. Në dy muajt e fundit, çmimi i naftës bruto ka rënë me afërsisht 18%.
Kjo rënie në vija të përgjithshme reflektohet edhe në çmimet e bursës së produktit final.
Ditën e hënë gazoili tregtohej në Bursën e Londrës me një çmim prej afërsisht 793 USD për ton, në vlera ndjeshëm më të ulëta krahasuar me nivelin prej pothuajse 1000 USD/ton të dy muajve më parë.
Por, prej afërsisht dy muajsh, tendenca në rënie e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare nuk po reflektohet aspak në çmimet me pakicë të karburanteve në Shqipëri. Çmimet e gazoilit dhe benzinës në pikat e shitjes janë praktikisht të pandryshuara pranë nivelit të 200 lekëve për litër.
Madje, as forcimi i lekut në kursin e këmbimit me dollarin gjatë muajit nëntor nuk ka sjellë ulje të çmimeve. Të hënën dollari amerikan këmbehej në vlerën e 93.63 lekëve, në rënie me më shumë se 7% krahasuar me fillimin e muajit tetor, kur paralelisht edhe çmimet e gazoilit ishin në nivelet më të larta vjetore.
Shifrat e analizuara nga Autoriteti i Konkurrencës kanë treguar se tregu i karburanteve ka një shkallë të lartë përqendrimit në nivel të importit dhe të tregtimit me shumicë. Deri vitin e kaluar, tri kompanitë më të mëdha (Kastrati, Gega Oil dhe Europetrol Durrës) zotëronin rreth 75% të tregut me shumicë të naftës.
Hetimi i fundit i Autoritetit të Konkurrencës në këtë treg, që u mbyll në vitin 2022, nuk evidentoi shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Megjithatë, mungesa e plotë e elasticitetit të çmimit në tregun e karburanteve në muajt e fundit krijon dyshime për mirëfunksionimin e konkurrencës.
Shfuqizimi i Bordit që përcaktonte çmimet tavan të karburanteve në muajin qershor të këtij viti nuk duket të ketë ndikuar në një rritje të konkurrencës në këtë treg.
Madje, diferencat në çmimet me pakicë mes kompanive të mëdha, të integruara vertikalisht në nivele të ndryshme të tregut dhe pikave të tjera të shitjes me pakicë duket se janë ulur edhe më shumë.
Raiffeisen Research: Çmimet e naftës bruto do të ulen në tri vitet e ardhshme
Raiffeisen Research parashikon se gjatë dy viteve të ardhshme oferta për naftë bruto do të tejkalojë gradualisht kërkesën dhe kjo do të sjellë ulje të çmimeve.
Sipas analizës së fundit të njësisë së kërkimeve të grupit bankar vienez, çmimi mesatar i naftës Brent parashikohet mesatarisht pranë nivelit të 85 dollarëve për fuçi deri në fund të vitit 2024, por për shkak të një rritjeje më të ngadaltë të kërkesës ai pritet të bjerë në 75 USD për fuçi në vitin 2025 dhe në 70 USD për fuçi në vitin 2026.
Deri më tani, prodhuesit më të mëdhenj të OPEC-10 (Arabia Saudite, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti) kanë rënë dakord ta mbajnë vetë përsipër uljen e prodhimit, pa bashkëpunimin e prodhuesve më të vegjël anëtarë të kartelit.
Megjithatë, nëse lind nevoja për të ulur më tej prodhimin me qëllim mbështetjen e çmimeve, Raiffeisen Research beson se grupi i katër prodhuesve më të mëdhenj mund të jetë më pak i gatshëm të përballojë peshën kryesore të shkurtimeve shtesë të furnizimit, pa angazhimin e të gjithë anëtarëve të kartelit.
Raiffeisen Research pret që tregu global i naftës të lëvizë nga një deficit prej 0.9 milionë fuçi në ditë në tremujorin e parë 2024, në një suficit prej 0.8 milionë fuçi në ditë në gjashtëmujorin e dytë 2024.
Vlerësimet aktuale tregojnë se kërkesa globale për naftë bruto është afërsisht 102 milionë fuçi në ditë, ndërsa oferta afërsisht 101.8 milionë fuçi, me një deficit prej rreth 0.2 milionë fuçi në ditë./Monitor
Sot më 5 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 lek...
Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen m...
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...
Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesor...
Sot më 1 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.5...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga l...
Madhësia e borxhit në vlerë dhe rritja e normave të in...
Nga tani deri në fund të janarit 2024 njësitë e vetëqe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturi...
Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...