Protestuesit para Kryeministrisë: Nuk dorëzohemi deri në largimin e Ramës
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...
Vijon prej një ore protesta e 52-të kundër qeverisë dhe fj...

Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tremujorin e tretë të vitit, ndërsa kredia për blerje banesash është rritur me ritme më të ngadalta.
Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore për individët u rrit me 10% në tremujorin e tretë të vitit, rritje kjo me dy pikë përqindje më e lartë se mesatarja e tremujorëve të mëparshëm.
Ndërkohë, kredia hipotekare u rrit me 13.5% në tremujorin e tretë, rreth 3 pikë përqindje më pak se në gjashtëmujorin e parë të vitit. Pavarësisht konkurrencës së lartë mes bankave dhe lehtësimit të vazhdueshëm të kushteve në këtë segment, kërkesa e individëve është ngadalësuar në pasqyrim të rritjes së kostos së kredisë për banesa dhe shtrëngimit të buxhetit familjar nga çmimet e larta të jetesës.
Banka e Shqipërisë vëren se gjatë muajve të verës, një faktor me ndikim në ecurinë e kredisë hipotekare ka qenë dhe ngërçi i përkohshëm në gjenerimin e dokumentacionit të nevojshëm nga shërbimi online i hipotekave.
Në tërësi, kredia për individë ka vijuar të rritet me ritme dyshifrore gjatë tremujorit të tretë, ndonëse rritja prej 12.5% në këtë tremujor ishte 1.4 pikë përqindje më e ulët se në gjashtëmujorin e parë. Kjo ka ardhur kryesisht si rezultat i ngadalësimit të kredisë në valutë.
Normat e interesit për kreditë në lekë të individëve në tremujorin e tretë kanë vijuar të ulen. Kjo ulje ka reflektuar kryesisht ecurinë rënëse të yield-it të bonove 12-mujore, i cili përdoret në indeksimin e pjesës më të madhe të kredive të kësaj kategorie.
Interesi mesatar i kredisë në lekë për individë shënoi 6.7% në tremujorin e tretë nga 7% dhe 7.6% që ishte në dy tremujorët paraardhës.
Individët kanë përfituar nga rënia e interesave për kredinë hipotekare, ndërkohë që te kredia konsumatore ulja ka qenë minimale në 9.3%, nga 9.4% që ishte në pjesën e parë të vitit. Interesat e kredisë për blerje banese rezultuan 4% nga 4.3% që ishte mesatarja në gjashtë muajt e parë të vitit.
Ndërkohë, interesi i kredisë hipotekare në euro ka njohur rritje, duke sjellë diferencialin e interesave me kredinë në lek në terren negativ.
Interesi mesatar i kredisë së re në euro për individët shënoi një rritje të lehtë duke arritur në 5.5% në tremujorin e tretë, nga 5.3% dhe 4.1% që ishin vlerat e dy tremujorëve të mëparshëm. Interesat e kredisë tek kjo kategori dominohen nga ecuria rritëse e normës së interesit për kredinë hipotekare (5.3% nga 4.3%), në reflektim të rritjes së normave referencë.
Bazuar në vrojtimin e aktivitetit kreditues, politikat e kreditimit për individët përgjatë vitit 2023, ndryshe nga bizneset, kanë qenë më lehtësuese. Në tremujorin e tretë të vitit, bankat i lehtësuan më tej kushtet dhe termat e kreditimit për individët, nxitur prej një ambienti konkurrues në të cilin bankat veprojnë. Në kreditë e reja akorduar individëve në tremujorin e tretë, bankat vijuan të ulin marzhet mbi normat referencë, sikurse edhe në gjysmën e parë të vitit.
Politikat lehtësuese të kreditimit kundrejt individëve, krahas elementit çmim u shprehën edhe në kushte të tjera joçmim më të favorshme, të tilla si: kërkesa më të ulëta për kolateral në kreditë hipotekare, si dhe në miratim të madhësive më të larta të kredive për individët./Monitor
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga l...
Madhësia e borxhit në vlerë dhe rritja e normave të in...
Nga tani deri në fund të janarit 2024 njësitë e vetëqe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të nisë fluturi...
Mbështetja e sektorit bankar me likuiditet nga Banka e...
Sot më 28 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4...
Eurostat ka publikuar një raport në lidhje me kursimet...
Yield-i bonove 12-mujore u rrit për të dytin ankand ra...
Ndonëse jemi një vend nga më të varfrit në Evropë dhe mbaj...
Sot më 27 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 26 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Sot më 25 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Leku e mbylli javën duke u forcuar më shumë në kursin e kë...
Turizmi ka vijuar të ruajë tendencën e rritjes të këtij vi...
Sot më 24 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë ...
Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsio...
Përdorimi i energjisë në vend shënoi rritje të tremujo...
Një familje shqiptare në vitin 2022 çoi 39.7% të shpen...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...