Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron dhe dollarin vijon të godasë bizneset eksportuese shqiptare.
Pas sektorit fason të tekstileve dhe këpucëve, zhvlerësimi i valutës së huaj ka ulur në nivele të larta edhe eksportet e bimëve mjekësore.
Në periudhën janar-tetor 2023, sipas të dhënave të INSTAT, eksportet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” ranë me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rënia e eksporteve të bimëve mjekësore për 2023 është më e fortë se gjatë vitit të pandemisë nga COVID-19.
Kryetari i Shoqatës së Bimëve Medicinale dhe Aromatike, Filip Gjoka, tha për “Monitor” se tkurrja e lartë e eksporteve është ndikuar tërësisht nga zhvlerësimi i monedhës evropiane dhe dollarit për shkak të flukseve të larta hyrëse të parave informale.
“Me përfundimin e sezonit turistik dhe largimin e turistëve tashmë nuk ka asnjë shpjegim apo logjikë ekonomike për rënien e vazhdueshme të euros dhe për arritjen e saj afër nivelit prej 100 lekësh.
Është më se e qartë se rënia e monedhës evropiane, por edhe e dollarit në këto nivele po ndikohet vetëm nga prurja e parave nga jashtë nëpërmjet burimeve të nëndheshme.
Në ekonomi, këto para janë të ngurtësuara në sektorin e ndërtimit në pallate dhe apartamente, pra në objekte që shihen çdo ditë nga të gjithë individët”, thekson z. Gjoka.
Në harkun e një viti, monedha evropiane është zhvlerësuar 13,5%, ndërsa rënia e monedhës së dollarit në raport me vjet vlerësohet rreth 15%.
Për shkak të zhvlerësimit të lartë të monedhave të huaja nga paratë informale të sjella nga jashtë, z. Gjoka pohon se gati 30% të kompanive të këtij sektori gjenden në prag të falimentimit, në pamundësi reale për të mbijetuar.
Problematikë e mprehtë për sektorin vijon të mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese të bimëve mjekësore.
“Sektori po has shumë vështirësi edhe me mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit.
Kjo po sjell jo vetëm lënien e tokave djerrë në zonat malore për shkak të shpërnguljes apo largimit në emigracion të banorëve, por edhe mungesë të fuqisë punëtore në fabrikat grumbulluese dhe përpunuese.
Zgjidhja e vetme mbetet punësimi i të huajve. Deri tani janë punësuar 10 punonjës nga India dhe pritet që për muajin tjetër të vijnë edhe 20 punonjës”, tha ai.
Rënia e vazhdueshme e euros për shkak të flukseve hyrëse të parave informale që më pas përdoren në sektorin e ndërtimit shpeshherë është artikuluar nën zë nga shumë ekspertë dhe përfaqësues të shoqatave të biznesit, duke u nisur nga të dhënat e çmimeve të larta dhe shitjeve në ajër gjatë stinës së verës në disa resorte të bregdetit të Jugut, por edhe në Durrës.
Blerësit e këtyre pronave sipas agjentëve imobiliarë kanë pasur avantazh kryesor investimin, pra dhënien me qira të këtyre pronave.
Për shtrenjtimin e apartamenteve vetëm në Tiranë sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura në 6-mujorin e parë të 2022 u rrit 39% në krahasim me një vit më parë.
Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit 2023 vetëm 40% e blerësve e kanë financuar blerjen me kredi./ Revista Monitor
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë pë...
Gazetari i ekonomisë, Bardh Sejdarasi, është shprehur se ç...
Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në ...
Çmimet e naftës në tregjet botërore kanë rënë ndjeshëm...
Sot më 5 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 lek...
Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen m...
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...