Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kontratat koncesionare apo të partneriteteve publike private (PPP), të cilat janë aktualisht aktive mes qeverisë dhe privatëve cilësohen si një risk fiskal dhe mundësia e rritjes së detyrimeve të prapambetura mbetet aktive.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në këtë konstatim pas auditimit të kryer në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë duke u ndalur ndër të tjera te monitorimi i pagesave për këto kontrata me mbështetje buxhetore.
Konkretisht KLSH vlerëson se janë të paktën 12 kontrata të kësaj natyre ku gjatë vitit 2022 vetëm për një prej tyre siç ishte “Ndërtimi dhe Operimi i rrugës Milot-Balldren nuk ka pasur pagesa".
“Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 12,7 miliardë lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 12,6 miliardë lekë, me një realizim në masën 99,5%.
Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, për kontratat koncesionare apo PPP, rezultuan në shumën 12.6 miliardë lekë ose 2.66 % e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2021, prej rreth 475.61 miliardë lekësh, duke qenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike”, vlerëson KLSH.
Audituesit vlerësojnë se pavarësisht kontratave aktive dhe pagesave të rregullta sot nuk ka një vlerësim për efektivitetin apo eficiencën e tyre.
“Rritja e shpenzimeve për kontratat koncesionare/PPP nga viti në vit përbën një risk fiskal për buxhetin, për më tepër që në mungesë të treguesve të matshëm të performancës së tyre bën të diskutueshme dhe arritjen në kohë të objektivave të tyre me eficiencë, ekonomicitet dhe efektivitet. Gjithashtu duke qenë se këto kontrata koncesionare/PPP janë me mbështetje buxhetore dhe koncesionari nuk ka përgjegjësi apo angazhim financiar, këto shpenzime nga ana e buxhetit të shtetit janë një borxh i fshehur për vitet në vijim”, nënvizon raporti.
PPP morën 120 milionë euro në 2022, si u ndanë
Raporti i KLSH-së auditon të gjitha kontratat PPP duke nisur së pari me inceneratorin e Fierit. Lidhur me këtë të fundit raporti nënvizon se pagesat e kryera gjatë vitit 2022 për këtë kontratë koncesionare janë në shumën 376,385 mijë lekë, sipas 6 urdhër shpenzimeve të regjistruara në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë të kryera nga ana e aparatit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Secila faturë rezulton në vlerën 62,731 mijë lekë.
Kontrata e dytë e Rrugës së Arbrit e nënshkruar në 2018 me një vlerë 33.6 miliardë lekë pa TVSH gjatë vitit 2022 ka marrë 2.9 miliardë lekë në përputhje me planifikimin fillestar.
Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje e Rrugës Milot-Morinë është kontrata e tretë. “Pagesat e kryera gjatë vitit 2022 për këtë projekt janë në shumën 740,978 mijë lekë, sipas 2 urdhër shpenzimeve të regjistruara në Sistemin Informatik Financiar të Qeverisë të kryera nga ana e aparatit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë” thuhet në raport.
Kontrata e katërt është “Ndërtimi dhe Operimi i Porti Jahteve Orikum – Dukat” gjatë 2022 ka përfituar 224 milionë lekë nga të cilat më shumë se gjysma u takon detyrimeve të prapambetura të vitit 2021.
Një tjetër kontratë e analizuar është ajo e shërbimit të skanimit në Dogana dhe duket se edhe këtu problem janë bërë pagesat e prapambetura.
“Pagesat e realizuara në vitin 2022 sipas databazës së pagesave në SIFQ rezultojnë në shumën 1,898,906 mijë lekë sipas 69 urdhër shpenzimeve. Nga vlera e paguar për këtë kontratë, konstatohet se për 8 urdhër shpenzime, në shumën 231,864 mijë lekë u përkasin detyrimeve të prapambetura periudhës 2020-2021”, vlerëson KLSH.
Kontrata e radhës është “Ndërtimi i Shkollave të Arsimit Parauniversitar në Bashkinë e Tiranës”. Për këtë të fundit gjatë 2022 Bashkia e Tiranës si autoritet kontraktues ka paguar 395 milionë lekë, të financuara nga të ardhurat e veta dhe buxheti i vendosur në dispozicion nga ministria, në masën 50% me 50%, konkretisht nga 197.5 milionë lekë.
Audituesit janë ndalur edhe te kontrata e inceneratorit të Tiranës. Sipas raportit vlera e detajuar në fillim të vitit për këtë projekt koncesionar paraqitet në shumën 200 milionë lekë dhe e rishikuar në ulje në shumën 180 milionë lekë plan përfundimtar.
“Këto ndryshime buxhetit me ulje, krahasuar me vitet e kaluara, për kontratat në vazhdim rezultojnë të paargumentuara. Pagesat e realizuara përgjatë vitit 2022 sipas raportimit në “Mbi zbatimin e buxhetit vjetor, situatës makroekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2022”, rezultojnë 1.04 miliardë lekë mijë lekë. Këto pagesa sipas SIFQ janë financuar në shumën 179 milionë mijë lekë nga buxheti i MIE, programi i mbetjeve urbane. Pjesa tjetër prej 866.6 milionë lekë është financuar prej të ardhurave të veta të Bashkisë Tiranë”, thuhet në raport.
Koncesionet s’kanë transparencë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë prej vitesh ka detyrimin e raportimit të ecurisë së koncesioneve në funksion të monitorimit që kryen çdo vit edhe si kërkesë e mëparshme e institucioneve ndërkombëtare si FMN.
Çdo vit një raport i posaçëm shoqëron buxhetin faktik dhe që ndalet te secila kontratë PPP me specifikat e saj. Ky raport mungoi këtë vit gjatë prezantimit të buxhetit faktik dhe ende nuk është publikuar në faqen e Ministrisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka cilësuar mospublikimin e këtij raporti si mungesë transparence.
“Nga auditimi konstatohet se për vitin 2023 nuk është publikuar raporti i Performancës së Kontratave të Koncesionit dhe të Partneritetit Publik Privat për vitin 2022. Mospublikimi i këtij raporti dhe mungesa e raportimit të tij bashkëlidhur Raportit mbi zbatimin e buxhetit vjetor, situatës makroekonomike dhe fiskale gjatë vitit 2022, cilësohet mungesë transparence nga ana e MFE dhe veprim në kundërshtim me: pikën 7 të nenit 10 të ligjit nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar dhe shkronjën c, të pikës 126.3, të kapitullit IV “Raportimi dhe monitorimi i risqeve fiskale nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe njësi të tjera të sektorit publik” të udhëzimit plotësues nr. 2 datë 19.01.2023”, vlerëson KLSH. /Monitor.al
Aktiviteti ekonomik në vendin tonë kulmoi në tremujorin e ...
Sot më 13 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94....
Banka e Shqipërisë ka nxjerrë një njoftim të rëndësish...
Shqiptarët janë familjarizuar më shumë me teknologjinë...
Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur...
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,...
Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...