Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Për herë të parë në historinë e saj si ekonomi e hapur Shqipëria ka një bilanc të jashtëm pozitiv.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tremujorin e tretë 2023 bilanci i llogarisë korrente ishte pozitiv në vlerën e 354 milionë eurove, përkundrejt një deficiti prej 145 milionë eurosh që ishte shënuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Suficiti i llogarisë korrente për tremujorin e tretë madje tejkaloi deficitin e akumuar në dy tremujorët e parë të vitit. Kjo bëri që për 9-mujorin bilanci i llogarisë korrente të jetë pozitiv në vlerën e 28 milionë eurove.
Të paktën që nga hapja e ekonomisë shqiptare, kjo është hera e parë që Shqipëria ka një bilanc të llogarisë korrente progresiv pozitiv.
Kontributin kryesor në përmbysjen e pozicionit të jashtëm të vendit e ka dhënë turizmi. Të ardhurat në zërin e udhëtimeve për tremujorin e tretë shënuan një vlerë rekord prej 1.66 miliardë eurosh, në rritje me 56.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa të ardhurat neto, duke zbritur flukset dalëse, shënuan gjithashtu vlerën rekord të 885 milionë eurove, në rritje me 75% krahasuar me vitin e kaluar. Për 9-mujorin 2023, të ardhurat neto nga turizmi arritën në 1.46 miliardë euro, në rritje vjetore me 73%.
Përveç turizmit, në përgjithësi sektori i shërbimeve vazhdon të japë një kontribut të lartë në rritjen e eksporteve të vendit, duke filluar nga shërbiemt e fasonerisë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët për tremujorin e tretë sollën 198 milionë euro, në rritje me 49% krahasuar me një vit më parë. Për të gjithë 9-mujorin, fasoneria solli të ardhura neto në ekonomi në vlerën e 592 milionë eurove, në rritje me 25% krahasuar me një vit më parë.
Kontribut pozitiv në bilancin e llogarisë korrente vazhdojnë të japin edhe remitancat. Për 9-mujorin, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 677 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.
Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.
Inflacioni i lartë dhe rënia e kursit të euros gjatë dy viteve të fundit gjithashtu mund të ketë nxitur rritjen e remitancave, për të mundësuar ruajtjen e fuqisë blerëse të familjeve të varura prej tyre.
Zërat e mësipërm mundësuan tejkalimin e deficitit tregtar në mallra, që sidoqoftë për 9-mujorin vazhdoi të rritej, me 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përmirësimi i dukshëm i Bilancit të Pagesave e shpjegon në një masë të madhe forcimin e lekut në kursin e këmbimit valutor. Gjatë verës së këtij viti, euro zbriti shumë afër kufirit të 100 lekëve, duke u zhvlerësuar me më shumë se 14% me bazë vjetore. Rënia e euros po vazhdon edhe gjatë tremujorit të fundit. Më datë 11 dhjetor, euro këmbehej me 101.7 lekë, në rënie me më shumë se 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nëse efektit të përmirësimit të bilancit të llogarisë korrente i shtojmë edhe flukset gjithmonë e në rritje të llogarisë financiare, kryesisht për shkak të rritjes së investimeve të huaja direkte, konkluzioni është se këtë vit në ekonominë shqiptare ka hyrë më shumë valutë nga sa ka dalë, duke ndikuar në zhvlerësimin e euros dhe forcimin e lekut.
Megjithatë, rënia e kursit të këmbimit besohet se është nxitur më tej edhe nga politika fiskale shtrënguese e qeverisë shqiptare dhe suficiti buxhetor në nivelet më të larta historike./ Revista Monitor
Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri arriti në 10,...
Sot më 12 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Në nëntor të vitit të kaluar inflacioni mesatar në Bas...
Shpenzimet për shëndetësinë, në raport me ekonominë dh...
Komisioni Evropian (KE) ka paralajmëruar në raportin e...
Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me euron...
Sot më 11 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.9 le...
Kryetari i shoqatës së eksportuesve të Shqipërisë, Edvin P...
Sot më 10 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 ...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...
Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare kanë ...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.7 lek...
Nga 2024 pritet të rriten tarifat e ushqimit për fëmijët q...
Ministri i Financave, Ervin Mete, gjatë një konference...
Rritja e tregut të sigurimeve pësoi sërish një ngadalë...
Sot më 6 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6...
Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...