Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Struktura e rritjes ekonomike në vitin 2023 tregoi rënie të theksuar të sektorit të prodhimit në vend dhe sidomos bujqësisë, që është edhe sektori më i madh në ekonomi.
Të dhënat zyrtare të INSTAT referuan se sektori i bujqësisë shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta e sektorit që nga viti 1997 (shiko grafikun bashkëngjitur).
Tendenca rënëse e ritmeve të rritjes në këtë sektor filloi që nga viti 2013. Në 10 vitet e fundit, sektori i bujqësisë është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tri vitet e fundit për t’u kthyer negativ në 2023-shin.
Nga viti 2000 deri në 2010-ën, sektori bujqësor është rritur mesatarisht 3.7% në vit. Të dhëna më të detajuara tregojnë se rënia më e madhe ka ndodhur në sektorin e blegtorisë dhe në mbylljen e fermave të vogla, ngastrave për vetëkonsum.
Pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm, në njërën anë, dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në tjetrën, e kanë përkeqësuar klimën në sektor.
Në vitin 2022 numri i krerëve në blegtori shënoi rënie vjetore me rreth 13%, ndërsa gjatë dekadës krerët u përgjysmuan.
Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë dhe bujqësisë janë të larta, pasi shteti nuk e subvencionon sektorin.

Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke rikthyer edhe një herë nivelin 20%, situata u përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 60% më i lartë se në BE dhe rajon.
Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste. Ndërsa në Serbi, pas grevës së blegtorëve, vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër, blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.
Kjo diferencë në çmime po i orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, gjë që do të thotë se është një presion i shumëfishtë për blegtorët që tashmë vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë.
Bujqësia kontribuon me mbi 18% të rritjes ekonomike në vend dhe është sektori më i madh në vend, por dy vitet e fundit deficitet në prodhimin po zgjojnë sërish kanalet e importit, teksa eksportet kanë mbetur në vendnumëro.
Aktualisht rreth 70% e produkteve bujqësore në tezga dhe supermarkete vijnë nga importi, duke konkurruar në çmime edhe ato pak fermerë vendas që tentojnë të prodhojnë për treg.
Situata në sektor pritet të përkeqësohet më tej këtë vit, pasi buxheti i shtetit dha më pak financim, teksa mbështetja e BE nga fondet IPARD mbetet e bllokuar. Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë mori 9% më pak financime se plani i 2023.
Të dhënat nga tabelat që shoqërojnë buxhetin 2024 tregojnë se fondet totale për Ministrinë e Bujqësisë do të jenë 14,1 miliardë lekë më 2024, nga 15,6 miliardë lekë në 2023-shin./ Monitor.al
Ministri i Financave, Ervin Mete, bëri të ditur në takimin...
Sot, më 3 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Reforma e agregimit apo bashkimit të ujësjellësve për të k...
Rritja e kredisë për shtëpi nuk po ndalet as në muajt e pa...
Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ka shfaqur shenja për...
Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 249 milionë euro në ...
Sot, më 2 prill 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
Deri tani tarifa për depozitimin e monedhave metalike ...
Nga 27 marsi nisën aplikimet për fermerët që do të mbështe...
Sot, më 1 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Investimet e direkte huaja kanë shënuar një tendencë rritë...
Sot, më 31 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Sot, më 30 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...