Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike në 2023-shin
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...

Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta të vitit 2024. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të premten me 102.87 lekë, në rënie të fortë për të dytën ditë radhazi.
Të mërkurën euro shënoi rritjen më të fortë që nga vera e vitit të kaluar dhe kërceu në nivelin e 104.63 lekëve. Megjithatë, siç ishte paralajmëruar, kjo rritje nuk rezultoi e qëndrueshme dhe në pak ditë kursi u rikthye në nivelet e mëparshme.
Rënia e euros është reflektuar siç ndodh zakonisht edhe në kursin e valutave të tjera.
Dollari amerikan ka zbritur në nivelin e 95.37 lekëve, nga 96.52 lekë që ishte ditën e mërkurë. Paundi britanik ka zbritur në 120.34 lekë, nga niveli prej 121.94 lekësh i ditës së mërkurë.
Sipas burimeve nga sektori bankar, rritja e ditës së mërkurë ishte paradoksale, duke qenë se në treg nuk ekzistonte ndonjë bazë e gjerë kërkese për euro. Me sa duket, rritja ka ardhur nga banka të veçanta që për nevoja të pozicioneve të tyre ose për kërkesë të klientëve të veçantë kanë shfaqur një kërkesë shumë të madhe për valutë, duke e tërhequr kursin në rritje.
Kjo ngjarje dëshmon edhe njëherë se tregu valutor shqiptar përfshihet lehtë nga paniku, ndoshta për shkak të cektësisë dhe përmasave të tij të vogla. Megjithatë, edhe ky moment është tejkaluar shpejt dhe kursi është rikthyer pranë niveleve të javës së kaluar.
Faktorët thelbësore të kursit duket se diktojnë presione të reja rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Hyrja në sezonin e pranverës pritet të shtojë më tej hyrjet e turistëve të huaj dhe prurjet valutore në ekonomi. Kjo ka krijuar premisa për një cikël të ri të forcimit të lekut.
Aktualisht, kursi euro-lek është në rënie me 9.5% krahasuar me të njëjtën ditë të një viti më parë. Tendenca rënëse vjetore e kursit është përshpejtuar gjatë pjesës së dytë të muajit mars.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se vitin e kaluar deficiti i llogarisë korrente zbriti në minimumin historik prej 191 milionë eurosh, në rënie me 78% krahasuar me vitin 2022. Deficiti i llogarisë korrente vlerësohet në më pak se 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga rreth 6% që kishte qenë një vit më parë.
Ndërkohë, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh, e ka tejkaluar me disa herë deficitin e llogarisë korrente, çka tregon se në ekonomi ka hyrë më shumë valutë e huaj nga sa ka dalë.
Pritshmëritë janë që bilanci i pagesave do të vazhdojë përmirësimin edhe këtë vit, ndonëse me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me 2023-shin. Kjo pritet të krijojë presione të reja rënëse për kursin e këmbimit euro-lek./Monitor
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi një rritje t...
Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kan...
Nga data 5 prill 2024, tri bashki që furnizohen me ujë nga...
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Mungesa e tregut dhe çmimi i shitjes së grurit nën kosto n...
Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në...
Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 ...
Sot, më 26 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin ...
Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje ...
Cikli i rritjes së normave të interesit ka përmirësuar kth...
Sot, më 25 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Sot, më 24 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...