Depozitat në valutë bien ndjeshëm në shkurt/ Ulen me 128 milionë euro, dobët edhe kursimet në lekë
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...

Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edhe për muajin shkurt. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar disbursoi muajin e kaluar 29.3 miliardë lekë kredi të reja, në rritje me 52.5% krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.
Edhe të dhënat progresive të dymujorit tregojnë rritje të lartë dhe një vlerë të kredisë së re në nivelet më të larta historike për periudhën. Gjatë dy muajve të parë të vitit, vlera e kredisë së re arriti në 52.7 miliardë lekë, në rritje me 47.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Rritja e kredisë së re sipas segmenteve është veçanërisht e lartë në segmentin e biznesit, ndërsa sipas valutës kjo rritje e shpejtë vazhdon të udhëhiqet nga kreditimi në monedhën vendase.
Për dy muajt e parë të vitit, bankat dhanë më shumë se 38 miliardë lekë kredi për bizneset, shifër kjo 70% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja ka ardhur veçanërsisht në segmentin e kredisë afatshkurtër për mjete qarkulluese.
Rritja e kredisë vazhdon edhe në segmentin e individëve, por me ritme disi më të ngadalta. Kredia e re për individët arriti në 14.7 miliardë lekë, rritje kjo me afërsisht 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Normat relativisht të ulëta të interesit po bëjnë që huamarrësit të jenë gjithnjë e më të orientuar drejt monedhës vendase. Kredia e re në monedhën vendase arriti në 33.2 miliardë lekë ose sa 63% e vlerës totale të kredisë së re të dhënë gjatë periudhës.
Në vlerë kredia e re në lekë është rritur me 124% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia e re në lekë është rritur me 180% për bizneset dhe me 78% për individët.
Banka e Shqipërisë po mban një normë bazë interesi në nivelin 3.25%, një ndër më të ulëtat në Evropë. Kjo ka bërë që interesat për kredinë në monedhë vendase të qëndrojnë në një territor tërheqës dhe më të ulëta krahasuar me kredinë në euro.
Megjithëse më pak e leverdisshme për shkak të rritjes së normave të interesit, sidoqoftë porotofoli i kredisë në euro është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit. Gjatë muajve të parë të këtij viti, kursi i këmbimit euro-lek ka qëndruar në një nivel prej afërsisht 9% më të ulët krahasuar me një vit më parë.
Ecuria pozitive e kreditimit duket qartë edhe në vlerën totale të portofolit, të shprehur si tepricë. Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt arriti në 750 miliardë lekë, me një rritje prej 9 miliardë lekësh krahasuar me fundin e janarit.
Me bazë vjetore portofoli total i kredisë ishte në rritje me 5.6%, nga 4.1% që kishte qenë rritja për muajin janar. Rritja e portofolit të kredisë po përshpejtohet krahasuar me nivelet e fundit të vitit të kaluar.
Rritja vjetore e portofolit për bizneset arriti në 3.7% (nga 1.8% në fund të janarit), ndërsa për individët në 9.2% (nga 8.4% në fund të janarit). Portofoli i individëve vazhdon të ketë ritme më të larta të rritjes vjetore, për shkak të një strukture më të qëndrueshme, të mbështetur sidomos tek kreditë afatgjata për blerje banesash./Monitor
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi një rritje t...
Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kan...
Nga data 5 prill 2024, tri bashki që furnizohen me ujë nga...
Sot, më 27 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Mungesa e tregut dhe çmimi i shitjes së grurit nën kosto n...
Pas rritjes dyshifrore në vitin 2022, ritmet e shitjeve në...
Treguesit e punësimit në 3-mujorin e fundit të vitit 2023 ...
Sot, më 26 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin ...
Vitin e kaluar, stoku i borxhit publik ka pësuar ulje ...
Cikli i rritjes së normave të interesit ka përmirësuar kth...
Sot, më 25 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Sot, më 24 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan b...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poors”, ...
Sot, më 23 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Zakonisht, kur flasim për një kredi bankare të sigurua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...